Ditën e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim të një qytetari, i cili ankohet për bonusin e qirasë. Sipas denoncimit, të prekurit nga tërmeti do duhet të lirojnë hotelet pasi u ka daLë emri në lista për marrjen e bonusit e qirasë.
Por banori që i shkruan Berishës shton se njoftimet me lista janë kot, pasi kanë shkuar në banka dhe nuk kanë u është hedhur asnjë lekë. Po ashtu banori shton se ata po sorollaten nëpër institucione dhe askush nuk u jep një përgjigje.
“Tallje cinike e ulte nga narkoqeveria me ata qe termeti u rrenoi çdo gje! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. Sb. Z.berisha…ne hotelin Bonita ne golem ka ardhur urdhri nga kryeministri qe banoreve qe u ka Dale emri ne lista dhe Kane marre bonusin te lirojne hotelet ..banoret Kane shkuar ne banka dhe parate nuk u Kane kaluar akoma ne llogari…perfaqesuesja e ministri se ne hotel u thote shkoni gjejni me bashkine pse ska kaluar parate.bashkia u thote une emrin jà u kam kaluar shkoni gjejni me banken.
Banka thote gjejeni me thesarin e shtetit dhe bashkine qe skane derdhur fondin..kjo Duke jà kaluar topin njera pale tjetres Duke sorrollatur qytetaret qe sdine ku do shkojne ,sepse perfaqesuesja e ministrise po’ i kercenon qytetaret qe do paguajne cdo dite shtese ne hotel qe nga dita kur u ka Dale emri ne liste edhe pse para ska marre asnje qytetar….mbi informacione nga qytetare te ndryshem Kane fituar bonus 1 pjese e mire qe ska asnje dem neper banesa po’ Kane aplikuar me letra dore”, shkruhet në postimin e Berishës.