Enki Braçaj është vajza e cila kohë më parë jepte lajmet me gjoks gjysëm zbuluar në “Zjarr TV”, një risi kjo për publikun shqiptar, që habiti të madh e të vogël.
Gjithashtu Braçaj njihet edhe për programin e saj veror “Realiteti sipas Enkit” në Youtube, ku kishte për qëllim të zbulonte anën e errët të pushimeve luksoze për personazhet e njohur VIP.
Së fundmi, Enki shfaqet mëngjes për mëngjes në programin e njohur “Aldo Morning Show”, si reportere e Tiranës.
Nga ana tjetër ajo ka dhënë një intervistë për “Panorama Plus”, ku zbulon detaje nga puna e saj ende pa gdhirë, si reagojnë kalimtarët, konkurrencën me vajzat e tjera të ekranit, pyetjet që do t’u bënte Edi Ramës dhe Erion Veliajt për metropolin që ajo zbulon përditë.
PJESE NGA INTERVISTA
‘Nëse do të dilte Kryeministri Edi Rama apo kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, në rrugët e Tiranës, ç’pyetje ngacmuese do t’u bëje?’ ishte një nga pyetjet që gazetarja i drejtoi asaj.
‘ Lali Erit nuk do t’i bëja asnjë pyetje, pasi e di që nuk do merrja përgjigje të sinqertë. Por sigurisht do ta këshilloja që të mos e shikonte Tiranën vetëm nga videot e tij me dron, po mjafton që të dalë në rrugët kryesore dhe të marrë një fletore për të shënuar problemet (ndonjë bllok të trashë madje, se janë shumë probleme). Ndërsa Skënderbeun do ta pyesja nëse mund të më marrë në punë tek ERTV, se kam dëgjuar që paguhen mirë’ është përgjigjur Enki.