• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Aksioni për kapjen e 1 ton k.okainë, policia shqiptare jep detajet: Ja kush ishte kreu i bandës (EMRI)

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Aksioni për kapjen e 1 ton k.okainë, policia shqiptare jep detajet: Ja kush ishte kreu i bandës (EMRI)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Mëngjesin e djeshëm një nga lajmet më kryesore ishte kapja e një sasie kokaine rreth 1.2 tonë në Greqi, e cila ishte nisur nga Amerika e Jugut.

Operacioni u menaxhua nga Drejtoria e Sigurisë së Attikës.

Por ditën e sotme ka reaguar dhe policia shqiptare e cila vlerësoi rolin e homologëve grekë në këtë aksion anti-drogë.

Ndër të tjera në njoftimin e policisë thuhet se koka e grupit ishte Sandër Pemaj, i cili është një person me një të kaluar kriminale të theksuar prej vitesh në shtetin fqinj, i arrestuar vetëm dy vite më parë si pjesë e bandës së Jurgen Mollës, që trafikonin heroinë midis Shqipërisë-Greqisë e Turqisë.

“Në Atika të Greqisë u finalizua një tjetër goditje e madhe ndaj grupeve të organizuara që merren me trafikimin ndërkombëtar te drogës. Ky është një nga çeshtjet më të mëdha të trajtuara nga Divizioni i Luftës ndaj Drogës, për goditjen dhe shpërbërjen e një organizate kriminale, që ka transportuar në mënyrë sistematike, sasi të konsiderueshme kokainë nga Karaibet në Evropë dhe Afrikën Veri-Perëndimore.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Në këtë operacion Policia e Shtetit shqiptar mori pjesë në mënyrë të drejtpërdrejtë me hetime pro-aktive që u zhvilluan duke dhënë një ndihmesë dhe kontribut në identifikimin e personave të organizatës, roleve te tyre individuale dhe në mënyrën e funksionimit të organizatës kriminale, gjë që na mundësoi të identifikohen dhe konstatohej plotësisht përbërja dhe veprimtaria e saj. Operacioni është në vijim dhe Policia e Shtetit është duke kryer detyrat e saj në  bashkëpunim të ngushtë me të gjithë aktorët që janë përfshirë në këtë operacion për identifikimin e persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale,” bëri të ditur policia.

Gjashtë shtetasit shqiptarë që tashmë janë arrestuar janë: Sandër Pemaj e Maksim Preçi, kushërinj, Arbër Përdeda, Ergon Tusi, Erlin Zotaj dhe Lek Doda. “KOKA” E GRUPIT Sandër Pemaj, që dyshohet nga Policia greke si kreu i bandës, është një person me një të kaluar të theksuar kriminale prej vitesh në shtetin fqinj, i arrestuar vetëm dy vite më parë si pjesë e bandës së Jurgen Mollës, që trafikonin heroinë midis Shqipërisë-Greqisë e Turqisë.

Pemaj, së bashku me disa shqiptarë të tjerë dhe disa marokenë, janë kapur në një kompleks turistik në Greqi në fshatin bregdetar Astakos pranë qytetit të Agrinjos, i cili ndodhet në afërsi të rrugës Athinë-Kakavijë. Banda kishte marrë aty disa dhoma me qira ku kishin fshehur drogën. Pas ndërhyrjes së Policisë greke që e ka zhvilluar operacionin në bashkëpunim me DEA-n amerikane janë kapur 1 ton e 180 kilogramë kokainë si dhe disa armë pistoleta dhe një “Kallashnikov”.

 

 

Pas

Rëndohet bilanci nga tërmeti në Turqi, shkon në 35 numri i viktimave

Para

Arben Ahmetaj merr në dorë situatën pas tërmetit: Thirrje banorëve të prekur, ja si të bëni aplikimin online

Para
Arben Ahmetaj merr në dorë situatën pas tërmetit: Thirrje banorëve të prekur, ja si të bëni aplikimin online

Arben Ahmetaj merr në dorë situatën pas tërmetit: Thirrje banorëve të prekur, ja si të bëni aplikimin online

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Shtohet toka djerrë, Shqipëria blen më shumë drithë nga jashtë. Kryeson Serbia

Shtohet toka djerrë, Shqipëria blen më shumë drithë nga jashtë. Kryeson Serbia

nga Fast News
09:30 | 30/01/2026
0

Pas 20 vitesh, Shqipëria mbyll ndërmarrjet shtetërore “fantazmë” – Në listë, Albbakër, Albkrom, Duhan–Cigare, Superfosfati e “Qendra e Aksioneve”

Pas 20 vitesh, Shqipëria mbyll ndërmarrjet shtetërore “fantazmë” – Në listë, Albbakër, Albkrom, Duhan–Cigare, Superfosfati e “Qendra e Aksioneve”

nga Fast News
09:00 | 30/01/2026
0

Si të lehtësoni jetën e përditshme, 4 këshilla

Si të lehtësoni jetën e përditshme, 4 këshilla

nga Fast News
08:30 | 30/01/2026
0

Të huajt zgjedhin Shqipërinë si trazit, dyfishohet numri i kësaj kategorie “turistësh”

Të huajt zgjedhin Shqipërinë si trazit, dyfishohet numri i kësaj kategorie “turistësh”

nga Fast News
08:00 | 30/01/2026
0

Recent News

Shtohet toka djerrë, Shqipëria blen më shumë drithë nga jashtë. Kryeson Serbia

Shtohet toka djerrë, Shqipëria blen më shumë drithë nga jashtë. Kryeson Serbia

09:30 | 30/01/2026
Pas 20 vitesh, Shqipëria mbyll ndërmarrjet shtetërore “fantazmë” – Në listë, Albbakër, Albkrom, Duhan–Cigare, Superfosfati e “Qendra e Aksioneve”

Pas 20 vitesh, Shqipëria mbyll ndërmarrjet shtetërore “fantazmë” – Në listë, Albbakër, Albkrom, Duhan–Cigare, Superfosfati e “Qendra e Aksioneve”

09:00 | 30/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar