Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Himarë, në afërsi të Potamit, të Vlorës.
Nga të dhënat paraprake, mësohet se dy persona kanë mbetur të lënduar dhe me fraktura të rënda në trup, si pasojë e një aksidenti. Të aksidentuarit janë nisur drejt spitalit të vlorës, ku po marrin mjekimin e nevojshëm.
Identiteti i dy të aksidentuarve nuk bëhet ende i ditur. Ndërkohë, Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat e plota të saj, si dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin.