• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

(EMRAT) Aksioni antidrogë në Greqi/ Identifikohen 6 shqiptarët, grupi kishte mbi 50 milionë euro të ardhura

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
(EMRAT) Aksioni antidrogë në Greqi/ Identifikohen 6 shqiptarët, grupi kishte mbi 50 milionë euro të ardhura
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Janë zbuluar detaje të reja nga autoritete greke mbi aksionin antidrogë që u zhvillua dje në zonën e Agrinjos, pranë Patras.  Drejtuesit më të lartë të policisë helene, gjatë një deklarate për shtyp, thanë se shkatërrimi i kësaj organizate kriminale i dha një goditje të fortë trafikut të kokainës në Ballkan.

Në deklaratën e autoriteteve greke, thuhet se grupi është mbajtur në mbikqyrje sistematike nga ekipet e DEA dhe policive të tre vendeve për 6 muaj me rradhë. Sipas të dhënave,  kreu i organizatës është 41 vjeçari,  Aleksandër Pemaj,një emër i njohur në botën e krimit shqiptar në Greqi.

Sipas policisë, Pemaj ka qenë edhe herë të tjera në burg, madje ai është dënuar disa herë nga drejtësia për vepra penale tepër të rënda. Ky i fundit ka qënë anëtar i bandës së Marian Kolajt, një i arrestuar i cili u ekzekutua nga policia greke gjatë një përleshjeje të armatosur në afërsi të kufirit shqiptar.

Drejtori i policisë së Atikës, deklaroi se hetimet lidhur me këtë organizatë ishin  nisur prej të paktën 6 muajsh, mbas informacioneve të marra nga autoritetet amerikane, se një sasi e madhe droge do të nisej nga Republika Domenikane me destinacion Greqinë, dhe në vazhdim do të shpërndahej në Shqipëri dhe Spanjë.

Mësohet se përveç 8 të arrestuarve, janë identifikuar edhe disa shtetas shqiptare dhe arabe, të cilët aktualisht edhe pse janë identifikuar, ende nuk janë arrestuar.

Pagesa për drogën është distancuar prej një shtetasi arab, i cili konsiderohet së është një prej krerëve të organizatës, ndërsa pagesa është kryer nëpërmjet bankës nga një shtetas shqiptar me banim në Shqipëri, i cili edhe ka garantuar këstet e pagesave, por edhe justifikimin e tyre në bankë, si pagesë për mallra tregtie që subjekti i tij tregtar, importonte nga jashtë.

Në cilësinë e provës materiale prej 1181 kg kokainë e pastër, vlera e së cilës llogaritet në mbi 50.000.000 euro, u sekuestruan edhe shuma kesh  prej  231.000 euro,3 pistoleta,1 kallashnikov,5 autovetura dhe 19 celularë.

Kreu i policisë greke, tha se hetimet do të vazhdojnë, ndërsa priten edhe arrestime të tjera në Greqi,  Shqipëri dhe Spanjë.

Emrat  e te arrestuarve shqiptare nga aksioni për sekuestrimin e 1181 kg kokaine  janë:

SANDËR PEMA

ARBËR PËRDEDA

ERGON TUSI

ERLIN ZOTAJ

LEK DODA

MAKSIM PREÇI

 

Pas

Senat/ Avokatët e Presidentit paraqesin argumentat mbrojtës

Para

50 mln € kokainë/ Zbulohet kënga e Sandër Pemaj, kreut të bandës në Greqi (VIDEO)

Para
50 mln € kokainë/ Zbulohet kënga e Sandër Pemaj, kreut të bandës në Greqi (VIDEO)

50 mln € kokainë/ Zbulohet kënga e Sandër Pemaj, kreut të bandës në Greqi (VIDEO)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

nga Fast News
10:55 | 11/11/2025
0

Skema e re e kompensimit 10% të TVSH, do përfitojnë fermerët me NIPT që shesin te grumbulluesit

Skema e re e kompensimit 10% të TVSH, do përfitojnë fermerët me NIPT që shesin te grumbulluesit

nga Fast News
10:53 | 11/11/2025
0

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

nga Fast News
19:00 | 10/11/2025
0

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

nga Fast News
18:30 | 10/11/2025
0

Recent News

Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

10:55 | 11/11/2025
Skema e re e kompensimit 10% të TVSH, do përfitojnë fermerët me NIPT që shesin te grumbulluesit

Skema e re e kompensimit 10% të TVSH, do përfitojnë fermerët me NIPT që shesin te grumbulluesit

10:53 | 11/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar