Pas publikimit të videos në të cilën shfaqej kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla duke konsumuar kokainë në një lokal, SPAK ose e njohur ndryshe dhe si Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion, ka thirrur për të dëshmuar gazetarin investigativ Artan Hoxha.
Sipas informacioneve ai pritet të dëshmojë sot në orën 14.30.
Kujtojmë se Hoxha ishte personi i parë që e publikoi këtë video, madje u shpreh se ka kryer verifikime të shumta për të vërtetuar që ishte Alla kryebashkiaku në video, dhe se ka marrë kërcënime të shumta për të mos bërë publike pamjet.