Dy makina luksoze janë grabitur dhe se autori i këtyre dy grabitjeve dyshohet të jetë 30-vjeçari me inicialet A.P.
Sipas njoftimit të policisë mësohet se 30-vjeçari është arrestuar ndërsa ka tentuar ti ikë policisë. Burime zyrtare nga policia e Elbasanit bënë me dije se pas 30 minutash ndjekjeje i riu nga Durrësi, me inicialet A. P., u kap teksa tentonte të largohej bashkë me mjetin që kishte vjedhur.
I riu ka vjedhur mjetin tip “Benz ML”në lagjen “Shënkoll”, në pronësi të shtetasit E. Ç. Gjithashtu dyshohet se ky shtetas është autor edhe i vjedhjes së automjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A.M., banues në Elbasan, vjedhje e ndodhur në ditët e para të këtij viti.