Të tjera detaje kanë dalë e kësaj të shtune në qytetin e Vlorës. Duke iu referuar njoftimit të Policisë, ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 18:22 në lagjen “Bashkimi” në Vlorë. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se pas një konflikti të çastit kanë mbetur të plagosur Nikollaq Çepaj 36 vjeç dhe Roland Çepaj 27 vjeç.
Ndërkaq, më tej në njoftim thuhej se autorët e ngjarjes mund të jenë larguar me një automjet ndërsa janë ngritur pika kontrolli në rrugët dalëse të qytetit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:22, në lagjen “Bashkimi” Vlorë, në një lokal dyshohet se pas një konflikti të çastit kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit N.Ç 36 vjeç dhe R.Ç., 27 vjeç me banim në Vlorë, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.
Autorët dyshohet se mund të jenë larguar me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë disa grupe policore.
Njëkohësisht janë ngritur disa pika kontrolli në rrugët dalëse të qytetit dhe po kontrollohet e gjithë zona me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.