• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Partitë e Luginës bashkë në zgjedhje?/Kreu i PDSH shpërthen ndaj Cakajt: Mashtrim nga një “kalama”, servilë të Vuçiç

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Partitë e Luginës bashkë në zgjedhje?/Kreu i PDSH shpërthen ndaj Cakajt: Mashtrim nga një “kalama”, servilë të Vuçiç
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në një lidhje me skype për RTV Ora, Mustafa u shpreh kritik ndaj Cakaj dhe Tiranës zyrtare duke e cilësuar gjithçka një mashtrim.

Featured image of article: Partitë e Luginës bëhen bashkë? Kreu i PDSH kundër Cakajt: Po na përdor për lojën e Vuçiç, opozita nuk futet në zgjedhje17 Janar, 2020 20:16 Përditësuar: 20:38





TIRANË– Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, njoftoi dje unifikimin e partive shqiptare në Luginën e Preshevës  për të kandiduar me një listë të vetme në zgjedhjet e parlamentare në Serbi. Në takim u vunë re mungesa, mes tyre edhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare të Luginës së Preshevës, Ragmi Mustafa. Në një lidhje me skype për RTV Ora, Mustafa u shpreh kritik ndaj Cakaj dhe Tiranës zyrtare duke e cilësuar gjithçka një mashtrim.

Mustafa: Ishim në takimin e Cakaj me 22-23 dhjetor. Madje tërë ditën me 25 dhjetor dhe e kam vënë në dijeni për qëndrimin e PDSH se në këto zgjedhje nuk mund të shkohet në parlamentin serb sepse vetë serbët, opozita serbe akoma nuk ka vendosur nëse do të futet apo jo në zgjehdje. Kjo nguti nga një Ministër i Jashtëm i Shqipërisë, kushtimisht “një kalama” të nxitohet që të unifikojë nuk është në rregull. Bashkim të vërtetë nuk ka pasur.

Në këto kushte dje nga radhët e PDSH-së, një parti 30 vjeçare, nuk kemi qenë të ftuar vetëm se mendojmë ndryshe. Po bëjnë lojë të ngjashme me modelin e Vuçiç dhe politikës serbe me serbët e Kosovës. Por ata bëjnë dhe investim shumë të madh. Në Luginë të Preshevës as nuk ka pasur dhe as nuk do ketë ndikim të fuqishëm të qeverisë shqiptare te shqiptarët e Luginës së Preshevës që të jenë të barabartë dhe të lirë.Presheva, Bujanoci dhe Medvegja janë të banuara me shumicë shqiptarët autoktonë.

Mustafa thotë se shqiptarët në vijimësi për 13 vjet kanë pasur përfaqësues të tyre në parlamentin serb por kjo nuk është përkthyer në garantimin e minimumit të të drejtave të tyre. Përkundrazi, shtoi ai, ndaj shqiptarëve atje po ushtrohet genocid duke i fshirë nga regjistrat zyrtarë.

Mustafa: Qeveria serbe çdo ditë shlyen nga regjistri civil, shqiptarët e gjallë i bën të padukshëm. Ky është një genocid që ndodh në bazat e dhënave në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Dhe bëhesh pjesë e një parlamenti serb… Të bëhesh pjesë e një qeverie që të shlyen votuesit e tu kjo është e papranueshme. Shqiptarët kanë pasur përfaqësues të tyre në këto 13 vjet dhe nuk është zgjidhur asgjë, nuk njihet flamuri kombëtar.

Kreu i PDSH-së me shqetësim e sheh kohën kur ndodh kjo lëvizje. Mustafa: Nuk ka mbetur ta zgjidhë Cakaj, sidmos në këtë situatë ku flitet që Medvegja, Bujanoci dhe Presheva ti bashkohen Kosovës. Pse të mos vazhdojmë në këtë linjë? Pse duhet të jemi në Serbi të okupuar akoma? Në asnjë mënyrë, shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk do të pranojnë. Jemi deklaruar me referendum.

Për Mustafën, Minishengeni Ballkanik ka ndryshuar ekuilibrat në disfavor të shqiptarëve. Madje duke ju referuar diskutimeve të mëhershme me Cakajn ai tha se Ministri ju ka deklaruar përfaqësuesve politik të Luginës se Presidenti Thaçi i ka gënjyer me idenë se ata do ti bashkangjiten territorit të Kosovës.

Mustafa: Ne kërkojmë të jemi pjesë e Republikës së Kosovës, se çfarë ndodh me atë epilog të zgjidhjes së problemit le të merren SHBA. Në këto zgjedhje parlamentare që janë shpallur është marrë vetëm ministri Cakaj, asnjë ambasador në Serbi nuk u ka bërë thirrje shqiptarëve të dalin me listë të përbashkët. Cakaj ka një qëndrim me evoluim negativ.Në fillim ka qenë pro bashkimit të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën.

Tani ka ndryshuar qasje, me fillimin e bisedimeve për Shengenin Ballkanik. Personalisht ka thënë se është kundër bashkimit. Ka thënë se Presidenti Thaçi ju ka gënjyer për idenë e tij. Për shkak të Minishengenit të injorohet Kosova, këtë historia nuk ja fal asnjë shqiptari. Gjithë ky presion për nënshtrim të shqiptarëve nga Beogradit? Për të qenë servilë nga Beogradit. Sa i takon paraardhësit të Cakaj, Mustafa shprehet se “Bushati së paku ka qenë i kujdesshëm në cfarëdo deklarate. Nuk e di çfarë ka në zemër, por publikisht nuk është shprehur.” Mustafa nënvizon se ndikimet sllavo-ruse në Ballkanin Perëndimor janë shumë të rrezikshme dhe të fuqishme.

(Marrë nga RTVNews)

Pas

E rëndë në Kamëz/ Pasi e rrahën e marrin peng me dhunë, zbulohet identiteti i personit të rrëmbyer (emri)

Para

Preu dru pa leje/ Policia ndalon shoferin në Gjirokastër, sekuestrohet mjeti (EMRI)

Para
Preu dru pa leje/ Policia ndalon shoferin në Gjirokastër, sekuestrohet mjeti (EMRI)

Preu dru pa leje/ Policia ndalon shoferin në Gjirokastër, sekuestrohet mjeti (EMRI)

Të Gjitha

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

nga Fast News
16:37 | 17/06/2025
0

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

nga Fast News
16:27 | 17/06/2025
0

Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, ende larg ajo me Greqinë

Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, ende larg ajo me Greqinë

nga Fast News
16:20 | 17/06/2025
0

Me sukses jo domosdoshmërisht do të ndiheni të përmbushur, si ta dashuroni atë që bëni

Me sukses jo domosdoshmërisht do të ndiheni të përmbushur, si ta dashuroni atë që bëni

nga Fast News
16:17 | 17/06/2025
0

Recent News

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

16:37 | 17/06/2025
Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

16:27 | 17/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar