Sot miq dhe të afërm, mes lotësh dhe dhimbjeje të madhe, i dhanë lamtumirën aktorit të mirënjohur të skenës shqiptare, Xhevdet Ferri.
Ceremonia teksa arkivoli u përcoll për në banesën e fundit, ishte e rrethit të ngushtë dhe familjarëve, pas dëshirës së kësaj të fundit për të mos kryer homazhe, referuar dhe amanetit të aktorit.
Xhevdet Ferri, një nga ikonat e kinematografisë ishte një personalitet i lartë i artit ku kishte marrë pjesë në 30 role në filmin shqiptar.
Prej kohësh ai vuante nga një sëmundje e rëndë në mushkëri, dhe publiku dje mësoi lajmin e rëndë, se mbylli sytë papritur në moshën 59-vjeçare.