Ditën e djeshme një lajm i hidhur tronditi të gjithë fansat e kinematografisë shqiptare, të cilët mësuan se aktori i madh Xhevdet Ferri kishte ndërruar jetë.
Të gjithë u trishtuan nga kjo humbje, edhe u prekën nga humbja e një prej ikonave, i cili u shua përpara kohe, në moshën 59-vjeçare, pasi humbi betejën me sëmundjen e rëndë.
Sot, aktori i mirënjohur është përcjellë për në banesën e fundit, ndërkohë që familja ka vendosur mos të zhvillohen homazhe.
Një nga personat më të prekur për këtë humbje të madhe është dhe e bija, Bora Ferri, ku ka shpërndarë në rrjetet sociale një fotografi në krah të të atit.
Ajo shkruan ““O Captain! My Captain!”, një mesazh mjaft domethënës ky.
Thirrja eshte pjese e poemes se njohur te “Walt Whitman, shkruar në 1865-ën, për kapitenin që vdes kur anija e tij ka arritur në fund të një udhëtimi mes stuhise dhe rrezikut dhe ishte dedikim per presidentin amerikan Abraham Lincoln.
Bora prej pak kohësh është bërë nënë, kështu që aktori pati mundësinë të gëzonte kënaqësinë e të bërit gjysh, edhe pse për pak kohë.