Në kuadër të masave për rritjen e sigurisë rrugore, ditën e sotme është mbajtur një tryezë nga Policia e Shtetit dhe ministria e Brendshme ku janë propozuar disa ndryshime në Kodin Rrugor.
I pranishëm ishte dhe ministri Sandër Lleshaj ku prezantoi një paketë masash për qarkullimin rrugor, në mënyrë që të shmangen sa më shumë aksidentet.
Ndër të tjera Lleshaj propozoi se ka ardhur koha tashmë që të vendoset edhe testi i “idiotëve”, që aplikohet në Gjermani , ku e ka shpjeguar se si funksionon.
“Vetëm për një javë janë hequr 371 leje drejtimi dhe ende persiston një lloj sjelljeje në rrugë e papranueshme. Bie në sy një sjellje agresive në rrugë. Kemi ende përdorues rruge që nuk e meritojnë lejen e drejtimit që kanë. Ka ardhur koha të mendojmë për teste psikologjike për drejtuesit e mjetit që verifikojnë stabilitetin psikologjik të tyre. Në Gjermani quhet testi i “idiotit” .
“Do të bëjmë shtim të masave të akteve ligjore për kufizimin e celularit gjatë përdorimit të mjetit, alkooli po ashtu. Ende ka një sjellje të lartë të papranueshme, gara shpejtësi e narkotikët. Kur udhëtohet me fëmijë. Duhet e njëjta mbrojtje si në BE, me karrige të posaçme. Sjelljet agresive që bien në sy në rrugë.
Presioni ndaj atyre që ecin normalisht. Kjo presion që i shkon tjetrin ngjitur që e detyron tjetrin të largohet ose të eci shpejtë, kjo do të rregullohet. Rritja e përgjegjshmërisë për përdoruesit e rrugës. Kërkohet një program i gjerë masash. Teste të vazhdueshme psikologjike. Në raste e drejtuesve që nuk sillen normal. Do bëjmë testin e idioteve që quhet në vendet e tjera. Si dhe trajnimi i vlerës së lejes së drejtimit. Përdorimi i teknologjisë moderne në përmirësim dhe rezultate të reja.
Sensor dhe pajisje të tjera. Do të duhet që të rregullohen. Do të rriten masat. Do të kursej burimet e policisë. Targat inteligjente do të vijojmë me to. Një aspekt tjetër është kërkimi i masave për të rritur përgjegjësinë e autoshkollave. Nuk është vetëm thashethem por në shumë raste autoshkollat nuk plotësojnë detyrat për shofer të aftë. Kanë një armë të madhe që e merr me vete kur përdoret keq. Do gjejmë mënyra për këto autoshkolla për nxënësit që nxjerrin. Do të kërkojmë akreditim.
Bashkëpunim me agjencitë shtetërore, psh mes dy ministrive. Duhet të ndërtojmë instrumente të përshtashme për trafikun rrugor ti monitorojmë të kordinojmë. Pushteti vendor të futet më mirë në këtë punë. Semafori është vetëm në Tiranë, në Shqipëri nuk ka semafore përveç në Tiranë. Ka ardhur koha të investojmë në këtë fushë. Të mbarë në kryqëzime semafori. Nuk është naj gjë e madhe. Në fund të muajit shkurt do të kemi një tryezë tjetër në vijimësi të kësaj. Kufizimi i elementeve të krimit në rrugë. Vrasjet mafioze ndodhin me mjete të vjedhura më së shumti.
Do ta kufizojmë këtë, me targat e reja që të mos bëhet në dy mjete. Ta kufizojmë hapsirën për të përdorur makinat si armë. Mjetet e blinduara. Janë në përdorim masiv të krimineleve. Anëtarë grupesh kriminale dhe kjo nuk do të tolerohet. Nuk e lemë policinë në këtë situatë, policia shumë pak ka automjete të tilla.”, u shpreh ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.