Policia në Britaninë e Madhe kërkonin të arrestonin shqiptarët, pasi dyshonin se kanë marrë pjesë në vrasjen e një 30-vjeçari kurd që ka shpërbyer si snajperist në forcat Peshmerga.
Sipas infomacioneve është bërë e mundur arrestimi i tre shqiptarëve të cilët janë akuzuar për vrasjen e një personi në Angli. Ngjarja ndodhi në shtator në Oxford. Njëri prej shqiptarëve të akuzuar, Florian Marku 24 vjeç doli sot para gjykatës në Teesside për masën e sigurisë pas arrestimit në lidhje me vrasjen babait të dy fëmijëve, Hemëand Ali Hussain.
Burimet bëjnë me dije se dy shqiptarët e tjerë të arrestuar për të cilët do të fillojë gjyqi në shkurt janë; Anxhelo Xhaferi 22 vjeç dhe Dorian Pirija 31 vjeç, ndërkohë që një 33-vjeçar i akuzuar u lirua. Vrasja ndodhi të dielën e 15 shtatorit, ndërsa Hussain u identifikua zyrtarisht nga policia dy ditë më vonë. Ai kishte shërbyer me forcat ushtarake në rajonin kurd të Irakut dhe ishte një snajperist, që luftoi kundër ISIS.