• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Bënte namin në Tiranë/ Arrestohet 19-vjeçari, ja çfarë zbuloi policia

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Bënte namin në Tiranë/ Arrestohet 19-vjeçari, ja çfarë zbuloi policia
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme policia e Tiranës, ka arrestuar një 19-vjecar, i cili po tentonte të vidhte aksesorët e një mjeti.

Në momentin që ai po përdorte një makinë të vjedhur tentoi të largohej, por ra në pranga gjatë ndjekjes nga policia në mbikalimin e Casa Italias.





Në vijim të veprimeve hetimore u bë e mundur zbardhja e një sërë vjedhjesh, të dyshuara se janë kryer nga ky shtetas, në bashkëpunim me tre shtetas të tjerë dhe vijon puna për kapjen e tyre.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE

Finalizohet operacioni policor i koduar “Mbikalimi”, për parandalimin e vjedhjes së pronës dhe zbulimin e atyre të ndodhura më parë.

Operacioni, nga Komisariati i Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Sektorin për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore Tiranë, pas një pune operative disamujore për parandalimin dhe zbardhjen e disa vjedhjeve.

Arrestohet në flagrancë një 19-vjeçar, në tentativë për të vjedhur aksesorët e një mjeti.

19-vjeçari që përdorte një mjet të vjedhur dhe targa të vjedhura tentoi të largohej, por u prangos gjatë ndjekjes në mbikalimin e Casa Italia-s.

Zbardhen dhe 7 vjedhje të tjera të subjekteve dhe kompanive private, të kryera në harkun kohor 7-mujor, në bashkëpunim me disa persona të tjerë dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Sektorin për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të gjurmimit për identifikimin e autorëve të disa vjedhjeve të kryera në harkun kohor të 7 muajve të fundit, rreth orës 03:30, në rrugën “Sokrat Miho”, tek pallatet “Fratari”, kanë konstatuar një djalë, në tentativë për të vjedhur në një automjet tip “Benz”, në pronësi të shtetasit M. K.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë duke i bërë thirrje të riut për të ndaluar, por 19-vjeçari është larguar me shpejtësi me një automjet “BMW”.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje duke bërë të mundur bllokimin e mjetit bashkë me personin, tek mbikalimi përballë Casa Italia-s.

Nga verifikimet e momentit rezultoi se mjeti drejtohej nga shtetasi E. M., 19 vjeç, banues Kamzë, Tiranë, ndërsa automjeti me të cilin ai qarkullonte ishte vjedhur në Elbasan dhe targat ishin vjedhur në Durrës.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për krimet e rënda në DVP Tiranë, në bashkëpunim me specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6, u bë e mundur zbardhja e një sërë vjedhjesh, të dyshuara se janë kryer nga ky shtetas, në bashkëpunim me tre shtetas të tjerë dhe vijon puna për kapjen e tyre, konkretisht:

  • Më datë 17.06.2019, gjatë orëve të natës në autostradën Tiranë – Durrës, kanë vjedhur një shumë lekësh të xhiros ditore në ambientet e subjekti në administrim të shtetasit G. S.
  • Më datë 01.07.2019, gjatë natës, në rrugë dytësore Kashar, kanë vjedhur me thyerje zyrat e një kompanie në administrim të shtetasit B. Rr, ku kanë marrë një sasi lekësh dhe një sasi të konsiderueshme produkte ëmbëlsirash.
  • Më datë 17.08.2019, në orët e vona të mbrëmjes, në Fushë Mëzez, kanë vjedhur me thyerje shoqërinë në administrim të shtetasit I. L, ku kanë marrë rreth 100 kg materiale bronzi.
  • Më datë 10.11.2019, në orët e para të mëngjesit në rrugën “Ali Kelmendi”, kanë vjedhur zyrën e financës së një shoqërie në administrim të shtetasit O. Q, ku kanë marrë shumën e xhiros ditore prej 400000 lekësh, duke kanosur me leva në duar rojet e sigurisë.
  • Po më datë 10.11.2019, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Ali Kelmendi”, kanë tentuar të vjedhin zyrat e një biznesi tjetër, në administrim të shtetasit A. P.
  • Më datë 15.12.2019, në orët e para të mëngjesit, në Fushë Mëzez, në autostradën Tiranë-Durrës, kanë vjedhur në ambientet e një biznesi ne administrim të shtetasit A. B., një sasi aparatesh celulare të markave të ndryshme.

Në bashkëpunim me prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit kriminal të këtyre personave.

Shërbimet e Policisë vijojnë punën për kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të bashkautorëve të tjerë të këtyre vjedhjeve, për të cilët nuk bëjmë me dije të dhëna për arsye hetimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim”, ”Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Vjedhja” e mbetur në tentativë.

Pas

Ja sa do të shkojnë temperaturat sot, zbuloni surprizat e motit

Para

Arrestohet shoferi në Portin e Durrësit, ja çfarë kishte fshehur në autobus

Para
Arrestohet shoferi në Portin e Durrësit, ja çfarë kishte fshehur në autobus

Arrestohet shoferi në Portin e Durrësit, ja çfarë kishte fshehur në autobus

Të Gjitha

Sekreti për të shitur çdo produkt

Sekreti për të shitur çdo produkt

nga Fast News
13:07 | 18/08/2025
0

Ndryshon rrjedha! Eksportet shënojnë rritje, bien importet

Ndryshon rrjedha! Eksportet shënojnë rritje, bien importet

nga Fast News
13:02 | 18/08/2025
0

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

nga Fast News
10:59 | 17/08/2025
0

6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

nga Fast News
10:22 | 17/08/2025
0

Recent News

Sekreti për të shitur çdo produkt

Sekreti për të shitur çdo produkt

13:07 | 18/08/2025
Ndryshon rrjedha! Eksportet shënojnë rritje, bien importet

Ndryshon rrjedha! Eksportet shënojnë rritje, bien importet

13:02 | 18/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar