Policia ka dhënë detaje të tjera në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Elbasan.
Sipas njoftimit zyrtar rreth orës 01.30 është qëlluar me armë zjarri shtetasi Kei Piu, 23 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ndër të tjera policia sqaron se nuk ka patur shkëmbim zjarri mes dy palëve.
Deri tani janë shoqëruar disa persona për të dhënë sqarime në lidhje me ngjarjen.
NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE
Rreth orës 01:15, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit K. P., 23 vjeç, banues në Elbasan, i cili si pasojë është plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Njëkohësisht vijon administrimi i çdo prove sado të vlefshme që çon në zbardhjen e ngjarjes. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Vijon krehja e zonës dhe nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se nuk ka pasur shkëmbim me armë zjarri mes palëve.