Një tjetër aksion është duke u zhvilluar në këto momente në Tiranë nga sektori i krimit ekonomik. Deri më tani, të paktën 40 persona janë shoqëruar deri tani në Tiranë, Farkë, Vorë dhe Kashar, ndër ta edhe zyrtarë dhe ish-zyrtarë të dyshuar se kanë abuzuar me detyrën lidhur me ndërtimet që kanë pësuar dëmtime pas tërmetit të 26 nëntorit.
Ndërkaq, mësohet se në polici është shoqëruar ish-shefi i Urbanistikës në Bashkinë Vorë, Luan Beta si dhe Bardh Plaku, ish-kreu i Komunës së Farkës.
Kujtojmë se rreth një muaj më parë një aksion i ngjashëm i zhvillua në Durrës, ku u arrestuan 18 persona, mes tyre zyrtarë dhe ndërtues. Tërmeti i 26 nëntorit përveç viktimave, shkaktoi dëme të frikshme, ku qindra persona u plagosën dhe mbetën pa shtëpi. Personat e shoqëruar ndodhen në ambientet e policisë së Tiranës.