Vijon distancimi i Partisë Socialiste dhe figurave politike të saj nga kryebashkiakët që akuzohen për lidhje me krimin.
Ditë më parë një denoncim i fortë erdhi nga Partia Demokratike për kryetarin e Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj.
Në dokumentet e paraqitur thuhej se ai ishte i dënuar në Greqi, ndërkohë që Ismailaj u shpreh se nuk ishte në dijeni për këtë fakt dhe se shkonte në shtetin fqinj pasi kishte motrën atje.
Ndërsa sot një deklaratë ka ardhur nga sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla, ku është shprehur se përgjegjësia e Qerimajt nuk është e partisë, por personale.
“PS ka vendim politik që prej ditës që ka mbështetur ligjin e dekriminalizimit, nuk i takon më asnjë përgjegjësi PS-së, por është përgjegjësi personale”.
“I bëj thirrje prokurorisë që të mos humbasë kohë në asnjë rast për çdo individ, që opinioni publik të informohet mbi të shkuarën e çdo kandidati”, deklaroi Balla.