• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Kadal me burrë”/ Lame përplaset me Kaprin: 11 janari datë diktature…

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
“Kadal me burrë”/ Lame përplaset me Kaprin: 11 janari datë diktature…
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një postim në rrjetin social ka qenë shkaku i përplasjes së Kreut të agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame mes studiuesit Erald Kapri. Në një status në Facevook, Lame ka kujtuar 11 janari, ditën e shpalljes së Shqipërisë Republike. Ndër rreshta, Lame shkruan se askush nuk ka pasur mirësinë ta kujtojë këtë ngjarje të rëndësishme për Shqipërinë.

Postimi i Artan Lames





“REPUBLIKA E DYTË Më 11 janar 1946, Asambleja Kushtetuese e dalë nga zgjedhjet e dhjetorit 1945, e shpalli Shqipërinë “Republikë” dhe vetë u shndërrua në Kuvend Popullor. Deri në atë moment, duke filluar prej shtatorit 1928, Shqipëria kishte qenë “Monarki”. Kuvendi i sotëm është vijues juridik i atij Kuvendi të ‘46-ës; Republika e sotme është vijuese e pandërprerë e asaj republike; deri para disa vjetësh edhe ligjet numëroheshin sipas renditjes së atij Kuvendi; e megjithatë sot askush nuk ka kurajën ta kujtojë atë akt, Njëra palë sepse e quan rrënjën e gjithë të zezave të botës, pala tjetër kompleksohet se mos e akuzojnë për nostalgji komuniste. Republikat mund të jenë të mira apo të këqia, ashtu sikundër mbretërit mund të jenë të mirë apo xhahilë, por sidoqoftë janë fakte historike, që nuk mund të fshihen. Avazi jonë i vjetër ka qenë dhe vazhdon të jetë që, kur s’na pëlqen fakti, të mos bëjmë një fakt më të mirë, por thjesht të fshijmë a fshehim faktin e vjetër. Le ta shajmë sa të duam atë Republikë, ta dënojmë për krimet që ndodhën dje, apo për paaftësinë tonë për ta ndërtuar siç duhet sot, por datën s’ia fshijmë dot nga kujtesa. Me ç’pashë (ndjesë nëse gaboj) asnjëri prej institucioneve të larta të Republikës, nuk pati mirësinë dinjitoze të kujtonte faktin historik që Republika që ata qeverisnin është shpallur më 11 janar 1946. Sqarim. E quajta “Republika e dytë” sepse kjo e ‘46-ës është republika e dytë e shqiptarëve, pasi 21 vjet përpara saj, në janar 1925, ata i kishin dhënë për herë të parë shtetit të tyre emërtimin “REPUBLIKA SHQIPTARE”.

Në këtë status, Kapri ka komentuar duke shprehur qëndrimin e tij. Sipas studiuesit, data e 11 janarit është një datë e imponuar dhe simbolikë e diktaturës.

“Ta propozonte kete dikush tjeter edhe mund te pertypej por jo Artan Lame. Si mundet te njohim Dite te Republikes, nje date te imponuar, simbolike te diktatures, te imponuar pas zgjedhjeve farse te 1945-es kur nderkohe tradita republikane ne Shqiperi fillon me Kongresin e Lushnjes dhe kurorezohet me republiken e pare me Ahmet Zogun ne 1925-en. Historia s’mund te nise me c’ka propozonte partia. Republika e ‘46-es eshte nje kujtim i hidhur per shqiptaret ndaj nuk meriton as respekt, as perkujtim por vetem reflektim per te kaluaren e veshtire. Respektin e meritojne patriotet shqiptare te Kongresit te Lushnjes dhe vitet e arta qe pasuan te parlamentarizmit dhe republikanizmit shqiptar,”– shkruan Kapri, ndërkohë që as Lame s’e ka lënë pa replikë.

“Erald, me kadal he burre!!! Une skam propozuar ABSOLUITISHT asgje. Thjesht thashe qe me 11.01.1946, u shpall Republika. Kaq. Nuk je dakord me mua per kete?”- vijon Lame.

Pas

Prekësë/ “Invalidët pa ilaçe”, denoncimi te Berisha: Qeveria nuk i jep pensionet e dhjetorit

Para

Video/ Balliu: Si u devijua Lana për mikun trafikant të Taulant Ballës

Para
Video/ Balliu: Si u devijua Lana për mikun trafikant të Taulant Ballës

Video/ Balliu: Si u devijua Lana për mikun trafikant të Taulant Ballës

Të Gjitha

Sekreti për të shitur çdo produkt

Sekreti për të shitur çdo produkt

nga Fast News
13:07 | 18/08/2025
0

Ndryshon rrjedha! Eksportet shënojnë rritje, bien importet

Ndryshon rrjedha! Eksportet shënojnë rritje, bien importet

nga Fast News
13:02 | 18/08/2025
0

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

nga Fast News
10:59 | 17/08/2025
0

6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

nga Fast News
10:22 | 17/08/2025
0

Recent News

Sekreti për të shitur çdo produkt

Sekreti për të shitur çdo produkt

13:07 | 18/08/2025
Ndryshon rrjedha! Eksportet shënojnë rritje, bien importet

Ndryshon rrjedha! Eksportet shënojnë rritje, bien importet

13:02 | 18/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar