16 shkurti pritet të jetë një ngjarje e rëndësishme për opozitën, ndërsa pak orë nga ndajnë nga protesta. Opozita prej ditësh ka vijuar turin nëpër qytete për të mbledhur sa më shumë protestues t’i bashkohen kauzës së tyre, ndërsa akuzojnë qeverinë se po përpiqet me të gjitha mjetet ta sabotojë protestën e të shtunës.
Duket se pretendimet e opozitës nuk janë të pafaktuara.ka qenë kryetari i Forumit Rinor të PD-së, Belind Këlliçi, i cili është shprehur se Rama ka urdhëruar FRESSH që të udhëtojë drejt qytetit të Vlorës për një antimiting.
Këlliçi ka nxjerrë bisedat në grup në Ëhatsapp të FRESSH Durrës, të cilëve u kërkohet të udhëtojnë nesër drejt Vlorës, aty ku pritet që kryeministri të zhvillojë disa takime.
Reagimi i Këlliçit
I tmerruar dhe ne panik total, Edi Rama ka urdheruar FRESSH ne gjithe Shqiperine te udhetoje neser drejt Vlores per antimiting. Pasi i ka poshteruar e turperuar, pasi zgjodhi kriminelet ne vend te te rinjve eurosocialiste, tani po i perdor per fasaden e rradhes. Te rinjte duhet te refuzojne kete maskarade e te mos perdoren si make-up, per pushtetin e kriminalizuar te Edi Rames.
Kujrojmë se kanë dalë edhe të tjera akuza që PS po bën çfarë të mundet për ti dalë kundra protestës së opozitës. Duke filluar që me akuzat e prolicisë, e cila thotë se në protestë do të jenë persona të rrezikshëm me precedent penal, kërcënimet e punonjësve, bllokimi i autostadës etj…