• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

I vetmi i mbijetuar i familjes Lala, 17-vjeçari niset për mjekim në Itali

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
‘Kujdes, rri i qetë, bravo..’ pamjet kur një i ri nxirret nga rrënojat me duartrokitje në Durrës (VIDEO)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ramë Lala është i vetmi i mbejtuar nga famlija Lala në Durrës. Pasoja që solli tërmeti i dy ditëve më parë në zonën e ish-kënetës, bëri që pallati i tyre të shembej duke zënë nën rrënoja 9 anëtarët e të njëjtës familje, nga të cilët 7 janë nxjerrë të vdekur, një rezulton ende nën rrënoja dhe vetëm një është ende gjallë.

Mësohet se 17-vjeçari është nisur për një ndihmë më të specializuar në Itali pasi gjendja e tij është e rëndë.

Janë gjetur të pajetë nën rrënoja nëna dhe tre fëmijët në vilën Lala në zonën e ish-kënetës në Durrës.

Nga vendngjarja raportohet se janë nxjerrë të pajetë Marjeta Lala së bashku me tre fëmijët, Emilio Lalën, 6 vjeç dhe dy binjakët Dionis dhe Dionisa Lala, më pak se 3 vjeç.

E ndjera është gjetur e përqafuar me të tre fëmijët e saj nën rrënoja të banesës. Ajo kishte mbajtur të tërhequr pas vetes fëmijët e saj, por nuk ja dolën të mbijetonin dot nën rrënoja.



Familja Lala është shuar e gjitha ndërkohë që nga rrënojat është nxjerrë dje e pajetë edhe vajza Amelia Lala 9 vjeçe, e cila është gjetur së bashku me gjyshen, Sahdete Lala, e cila po ashtu është nxjerrë e pajetë.

Po ashtu nga tërmeti ka ndërruar jetë Griselda Lala 22 vjeçe, (motra e Ramë Lalës), ndërkohë nën rrënoja është ende Ilir Lala xhaxhai i fëmijëve(i paralizuar).

Ramë Lala, rreth 17 vjeç, pjesëtar i familjes Lala, ka arritur të shpëtojë. Ai u nxor dje nga rrënojat dhe ishte relativisht në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë babai i binjakëve Albert Lala ka mbërritur nga Italia dhe ka ndjekur operacionin e shpëtim-kërkimit, por për fat të keq asnjë familjarë i tij nuk mbijetoi.

Ndërkohë dy nga trupa janë identifikuar tek “Dy Gjelat”, në lagjen nr.6 dhe bëhet me dije nga burimet se ato janë Nafie Rexhepi rreth 70 vjec dhe Xhuljeta Gjonaj rreth 53 vjec.

Me nxjerrjen e 4 trupave të pajetë nga rrënojat e banesës së familjes Lala në zonën e ish-Kënetës në Durrës, numri i viktimave nga kjo tragjedi shkon në 47.

Të vdekurit nga familja Lala
Marjeta Lala
Emilio Lala 6 vjeç (Djali i Marjeta Lalës)
Dionis dhe Dionisa lala (Binjakët e Marjeta Lalës)
Amelia Lala 9 vjeç (vajza e Marjeta Lalës)
Griselda Lala 22 vjeç (Motra e Ramë Lalës)
Sadete lala 78 vjeç (gjyshja)

Shpëtuar gjallë
Ramë Lala

Në kërkim nën rrënoja
Ilir Lala

Pas

Banorët në qiell të hapur, kompania “Gener 2” do të ndërtojë 20 apartamente në Thumanë

Para

“Ne jemi një komb i bashkuar”, habit Rama, shpërndan videomesazhin e Bashës

Para
Rama mbledh qeverinë që në mëngjes, paralajmëron mediat: Po bëni krime, s’është momenti për lajme të rreme, mos na detyroni t’ju fikim ekranet

"Ne jemi një komb i bashkuar", habit Rama, shpërndan videomesazhin e Bashës

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

nga Fast News
14:00 | 13/12/2025
0

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

nga Fast News
13:00 | 13/12/2025
0

Recent News

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

14:00 | 13/12/2025
Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

13:30 | 13/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar