Çahet pallati në Fresk, banorët në panik lënë shtëpitë

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime


Banoret e një pallati në zonën e Freskut, në Tiranë kanë braktisur pallatin në te cilin jetonin si pasojë e dëmtimeve që ka pësuar kjo godinë.

Kjo ngjarje ka frikësuar banorët dhe tashmë ata po marrin sendet personale dhe po largohen.

Ky pallat 7 katësh në formë U-je është ndërtuar para 5 vitesh dhe brenda tij jetojnë 120 familje. Ai është ndërtuar mbi kolektor.

Sic shihet edhe në këto imazhe, disa qytetarë me çanta në duar dhe me telefona duke folur me të afërm të tyre, janë jashtë banesave, pasi kanë frikë nga ajo që mund të ndodhë. Gjatë ditës së sotme janë shënuar disa lëkundje tërmeti, më e forta me magnitudë 5.

Para
ADVERTISEMENT

Të Gjitha