Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar ditën e sotme Thumanën, një nga zonat më të prekura nga tërmeti shkatërrimtar që goditi Shqipërinë mëngjesin e djeshëm.
Për kryeopozitarin kjo gjendje e shpalljes së jashtëzakonshme duhet shfrytëzuar dhe ka renditur 5 detyrat që sipas tij duhen përmbushur sa më shpejt nga qeveria.
“Në mënyrë të përsëritur kam kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe gjendja e jashtëzakonshme u shpall sot. Por më mirë vonë sesa hic, tani është momenti që gjendja e jashtëzakonshme të mos mbetet në letër, të mos mbetet me llafe. Së pari duhet të bëhet nxjerrja e njerëzve nga rrënojat, së dyti banorët kanë nevojë për në mbështetje reale, nuk mund të qëndrojnë në cadra. Unë i shpreh mirënjohje shoqatave të hoteleve, por kjo është e pamjaftueshme dhe qeveria duhet të marrë masat”, tha ndër të tjera kryedemokrati.
“Prioritetit i dytë është që brenda një kohe të shkutër të merren masa që njerëzit të mos mbeten në cadra. Mirënjohje për punonjësit e kompanive private, njerëzit, policinë dhe forcat e armatosura, por i kemi parë me sytë tona që punonin me duar. Ne nuk kemi pajisje. Së treti, duhet që të blejmë pajisje dhe jo të na i sjellin të tjerët nga jashtë. Të trajnohen të gjitha forcat për të përballuar katastrofat natyrore.
Së katërti, duhet të shihen dhe vëzhgohen në mënyrë që të evidentihen objektet që janë në rrezik më pas njerëzit duhen evauukuar. Së pesti, duhen masa për të luftuar stresin dhe traumën që kanë përjetuar njerëzit dhe kjo gjë nuk bëhet me propagandë. Mirëinformimi i qytetarëve është një nga gjërat që të bën të luftosh dhe përballosh panikun”, deklaroi Basha nga Thumana.