Pas vendimit të sotëm të KPA ku u shkarkua nga detyra anëtari i Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi i dekretuar nga presidenti Meta, ka ardhur dhe reagimi i parë nga Partia Socialiste.
Ka qenë kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i cili është shprehur në një deklaratë për mediat se nuk i komenton këto vendime pasi ato duhet vetëm të zbatohen.
Balla u ndal në faktin se askush nuk mund të qëndrojë në detyrë kur është tashmë i shkarkuar nga KPA.
“Se pari asnjë përfaqësues i PS, nuk ka komentuar dhe nuk komenton kurrë vendimet e dy niveleve të Vetting-ut. Vendimet e komisionit të vlerësimit janë të autoriteteve kusthetuese dhe nuk mund të kenë asnjëlloj atakim politik. Polivia boll ka mbajtur peng reformën në drejtësi dhe politikanët duhet të heshtin me procesin e pastrimit të drejtësisë. Në këtë kontekst dua të them që ne nuk i komentojnë vendimet e Vettingut, ato janë të zbatueshme. Ne e dimë që vendimi i KPK të pezullon nga detyra dhe kur ku vend është marrë nga KPA është i detyrueshëm për tu zbatuar. Si mund të jesh gjyqtar kur je i shkarkuar nga vetting-u, kjo është qesharake. Por kjo është çështje u takon institucioneve. Vendimet nuk diskutohen ato vetëm zbatohen.”, deklaroi Taulant Balla.