Ilir Meta do të vijojë edhe ditën e sotme turin me konsultimet që do të mbajë me ish-presidentë të vendit, për të diskutuar krizën politike që ka përfshirë Shqipërinë dhe kaosin që është krijuar për Gjykatën Kushtetuese.
Sipas informacioneve bëhet me dije se Kreu i Shtetit Ilir Meta do të takohet sot në orën 12:00 me ish-presidentin Bujar Nishani.
Më pas në orën 18:00 Meta do të takojë ish-presidentin Bamir Topi.
Kujtojmë se ditën e djeshme Meta priti në presidencë ish-kryeministrin Sali Berisha në cilësinë e ish-presidentit.