• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Rama me tone të ashpra në grupin e PS: Po vazhuam kështu, dijeni se do e humbasim pushtetin

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Rama me tone të ashpra në grupin e PS: Po vazhuam kështu, dijeni se do e humbasim pushtetin

Edi Rama, Kryeministër

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i qeverisë, Edi Rama, gjatë mbledhjes ditën e sotme më me Grupin Parlamentar, ka shprehur pakënaqësi për disa nga deputetë të PS.

Burime për “Panorama”, bëjnë me dije se Rama ka paralajmëruar edhe për largime, ndërsa ka kërkuar që të gjithë të jenë në krye të detyrës, dhe të kryejnë takime reale me njerëzit për t’u njohur me problematikat, përndryshe rrezikojnë të humbin pushtetin.

Rama është shprehur se mënyra e vetme për të mos bërë të njëjtat gjëra dhe të mos shkojnë në zgjedhje “për të humbur”, është transformimi i PS.





“Ato takime me të njëjtat fytyra, me të njëjtat pazare, me të njëjtat dallavere duhet të marrin fund.

As PS dhe as unë se mbajmë dot me këtë maskaradë, këto zullume, që bëhen nëpër zyrat e shtetit.

Merruni seriozisht me këtë punë. Nuk mban më… Mbajeni mend që humbim pushtetin nëse vazhdojmë kështu. Ju mbajeni sa të doni, sepse unë s’do pres fundin, as ju”, është shprehur kreu i ekzekutivit.

Pjesë nga fjala Ramës:

“Ky proces zgjedhor duhet të jetë ndryshe nga të tjerët. Me maksimumin e përkushtimit dhe cilësisë. Kush nuk e bën ta konsiderojë si kërkesë për dorëheqje nga grupi parlamentar dhe karriera në grupin parlamentar.

Deputetë që s’kanë dijeni ku kanë zonën, çfarë duan njerëzit, çfarë kërkesash kanë…. Kjo është e patolerueshme.

Një pjesë e mirë janë në rregull, por një pjesë e vogël s’dimë se çfarë tu themi më. T’i kthejnë PS atë që i kanë marrë. Secili duhet të bëjë detyrën asgjë më tepër. Takime reale në çdo organizatë, takime të vërteta, iventare të burimeve njerëzore që kemi.

PS s’mund të qëndrojë në pushtet duke ngrënë dhjamin e vet. S’mund të shkojmë në zgjedhje dhe të përsërisim të njëjtat gjëra, sepse do shkojmë të humbim. Ka një mënyrë për ta kaluar këtë gjë, të transformojmë PS.

Ato takime me të njëjtat fytyra, me të njëjtat pazare, me të njëjtat dallavere duhet të marrin fund.

As PS dhe as unë se mbajmë dot me këtë maskaradë, këto zullume, që bëhen nëpër zyrat e shtetit.

Sa here keni vajt në një zyrë shteti për të parë si funksionon, ca heqin njerëzit? S’keni ngritur asnjëherë asnjë shqetësim sesi funksionojnë zyrat e shtetit. Ju interesoheni vetëm për drejtorët.

Kush ikën dhe kush vjen?

Merruni seriozisht me këtë punë. Nuk mban më… Mbajeni mend që humbim pushtetin nëse vazhdojmë kështu. Ju mbajeni sa të doni, sepse unë s’do pres fundin, as ju.

Pas

Aksident i rëndë në Tiranë, urbani përplas 2 këmbësore

Para

Komisioni i Venecias zbarkon nesër në Tiranë, zbardhet axhenda e takimeve të nivelit të lartë

Para
Komisioni i Venecias zbarkon nesër në Tiranë, zbardhet axhenda e takimeve të nivelit të lartë

Komisioni i Venecias zbarkon nesër në Tiranë, zbardhet axhenda e takimeve të nivelit të lartë

Të Gjitha

Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp

Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp

nga Fast News
09:00 | 09/08/2025
0

Shkencëtarët zbulojnë dietën që ju ndihmon kundër pagjumësisë

Shkencëtarët zbulojnë dietën që ju ndihmon kundër pagjumësisë

nga Fast News
08:30 | 09/08/2025
0

Ndryshime në aplikimin për vizë amerikane, Ambasada del me njoftim të rëndësishëm

Ndryshime në aplikimin për vizë amerikane, Ambasada del me njoftim të rëndësishëm

nga Fast News
08:00 | 09/08/2025
0

Siria e re, 14 mld dollarë për të transformuar Damaskun, rrokaqiej, metro dhe aeroporti i ri

Siria e re, 14 mld dollarë për të transformuar Damaskun, rrokaqiej, metro dhe aeroporti i ri

nga Fast News
17:22 | 08/08/2025
0

Recent News

Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp

Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp

09:00 | 09/08/2025
Shkencëtarët zbulojnë dietën që ju ndihmon kundër pagjumësisë

Shkencëtarët zbulojnë dietën që ju ndihmon kundër pagjumësisë

08:30 | 09/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar