• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Etilda në hotelet e çudirave

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Etilda në hotelet e çudirave
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Opinion nga Andi Bushati

Kur lexova jusitifikimin e Etilda Gjonit pasi ishte denoncuar për pagesat marramendëse të dhomave të hoteleve gjatë shërbimeve jashtë shtetit, automatikisht mu kujtua një nga deklaratat e para, kur ajo u bë e njohur për publikun. Me një lloj lehtësie të papërballueshme, me buzëqeshje të përmbajtur dhe me një sinqeritet gati infantil, ajo shpjegoi se si ishte bërë ministre.





“Nuk dija asgjë, po shihja asamblenë e PS-së në TV dhe aty papritmas dëgjova kryeministrin të shqiptonte emrin tim tek drejtësia”- u rrëfye ajo.

Të njëjtin shpengim, naivitet dhe mungesë përgjegjëise tregoi edhe sot, dy vite pasi tha atë

Tashmë të gjithë ata që ndihen të revoltuar, që i përmendin Ramës në rrjetet sociale kilometrat e munguar, ndihmën sociale të padhënë, apo ilaçet që mund të kishin zëvendësuar çarcafët e mëndafshtë të znj. Gjonaj, tani e kanë provën e abuzimit të saj.

Dhe me kaq kjo histori mbyllet.

Natyrisht për të hapur një tjetër. Për të ngritur një pyetje: si është e mundur që një politikane e lartë të tregohet kaq e verbër dhe mendjelehtë? Si ka mundësi që ajo nuk ka menduar aspak për impaktin publik, për shock-un që mund të shkaktonte, për talljen ndaj atyre që u kanë kumtuar se: “ne jemi këtu vetëm si shërbëtorët tuaj”? Si mund të rrezikojë gjithë karierën e saj duke u sjellë si ato çupulinat e instagramit që paguajnë dhoma me jacuzzi në taracë vetëm për të postuar një foto?

Në fakt dëshira për luks, tentimi për të jetuar mbi mundësitë që të jep një pagë e ndershme, nuk është vetëm një mëkat i politikanëve të rilindjes. Ajo është një yshtje për pjesën më të madhe të të ngjashmëve të tyre kudo në botë. Në këtë sistem ku jetojmë, ndjenja e barazisë dhe empathia për të kuptuar ata që nuk kanë, janë skrupuj drejt zhdukjes.

Por ama, ndryshimi me demokracitë reale, sado të deformuara qofshin ato, është se politikanët u ruhen këtyre sjelljeve. Ndofta jo për moral, por se mendojnë për imazhin e tyre. Bëjnë llogarinë se do duan të paraqiten sërish para zgjedhësve. Nuk riskojnë që për një plesht të artë të djegin jorganin e karierës. Ata që identifikohen me vese të tilla vaniteti dalin nga politika. Vetëm në muajt e fundit kemi raste të tilla në disa qeveri europiane.

Po në Shqipëri, pse Etilda Gjonaj e mbron me krenari mëkatin poshtë çarçafëve të saj të mëndafshtë? Pse nuk ka drojë ta bëjë dhe aq më pak të ndihet fajtore për këtë?

E këtu dalim tek krahasimi i bërë më lart, me një nga deklaratat e saj të para si ministre. Ajo, sikurse e tregoi vetë, e mori atë post pa e pyetur dhe pa e konsultuar askush, pa bërë një karierë politike, pa paraqitur një platformë dhe pa konkuruar me askënd. Ajo u katapultua aty thjeshtë se pati simpati Edi Rama.

Thjeshtë se një ditë udhëheqësit iu shkrep ta ngrinte në detyrë, pa përfillur, as partinë që fitoi zgjedhjet, as rrethin më të gjerë të opinionit publik.

Prandaj, Etilda Gjonaj, ndryshe nga çdo politikan i ngritur me shpatullat e veta, është fare e pandjeshme për atë që mendojmë ne qindra mijra të tjerët për të. Ajo ka mësuar një gjë, nuk ka rëndësi të jesh e simpatike apo e përbuzur nga publiku, thelbësore është se ç‘mendon për ty shefi.

Dhe në këtë kuptim, ajo bën mirë, për sa kohë që ka mundësi, që ta shijojë dhuratën që i kanë bërë. Le të vazhdojë të zgjedhë hotelet që do, le të udhëtojë në biznes class, le të shijojë një botë çudirash.

Sepse në thelb, sakrifica, apo vetmohimi që mund të tregojë nuk kanë asnjë vlerë. Ajo mund ti dëshmojë ato, por prapë mund ti ndodhë, ashtu si shumë ish kolegëve të saj, që një ditë papritur, të dëgjojë nga ekrani emrin e saj. Këtë radhë për të kuptuar se i ka dalë nga qejfi liderit, prandaj është shkarkuar.

Pas

Pse Iluminizmi nuk ishte “Epoka e Arsyes”

Para

I kishte humbur maçoku, bashkohet me të pas 11 vjetësh

Para
I kishte humbur maçoku, bashkohet me të pas 11 vjetësh

I kishte humbur maçoku, bashkohet me të pas 11 vjetësh

Të Gjitha

Zhvillohet ministeriali i SEECP në Tiranë, ja rrugët që bllokohen

Zhvillohet ministeriali i SEECP në Tiranë, ja rrugët që bllokohen

nga Fast News
11:54 | 16/06/2025
0

A është koha për të investuar në kriptovaluta? Ja çfarë thonë ekspertët

A është koha për të investuar në kriptovaluta? Ja çfarë thonë ekspertët

nga Fast News
10:30 | 16/06/2025
0

Përmirësohet situata, 3% më shumë kontribues në skemën e sigurimeve shoqërore

Përmirësohet situata, 3% më shumë kontribues në skemën e sigurimeve shoqërore

nga Fast News
10:00 | 16/06/2025
0

Publikohet lista e pagave indikative për sektorin e turizmit, ja sa do të marrin sipas pozicionit

Publikohet lista e pagave indikative për sektorin e turizmit, ja sa do të marrin sipas pozicionit

nga Fast News
09:30 | 16/06/2025
0

Recent News

Zhvillohet ministeriali i SEECP në Tiranë, ja rrugët që bllokohen

Zhvillohet ministeriali i SEECP në Tiranë, ja rrugët që bllokohen

11:54 | 16/06/2025
A është koha për të investuar në kriptovaluta? Ja çfarë thonë ekspertët

A është koha për të investuar në kriptovaluta? Ja çfarë thonë ekspertët

10:30 | 16/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar