Shkencëtarët i kanë rritur shpresat se më në fund ia kanë dalë mbanë që të zbulojnë se çfarë fshihet pas stuhive të breshrit. Një teknologji e ngjashme me atë që përdor Facebook për të rekomanduar miqtë që duhet të “etiketoni”, së shpejti mund të vijë në ndihmë të eksplorimit të breshrit. David John Gagne, një shkencëtar i mësimit të makinerive në Qendrën Kombëtare të Kërkimeve Atmosferike, po përdor teknologjinë e njohjes së fytyrës për të zhbllokuar sekretet pas breshrit.
“Unë jam duke përdorur teknika të inteligjencës artificiale për të parashikuar madhësinë e stuhive të breshërve” tha Gagne. “Duke punuar me stuhi të simuluara nga kompjuteri, ai krijoi një program kompjuterik që është i trajnuar për të përcaktuar se cilat stuhi prodhojnë breshër dhe më pas të njoh modele të lidhura me stuhitë prapa breshërëve më të mëdhenj. Forma e stuhive është me të vërtetë e rëndësishme” tha ai.
Puna e tij e fundit është botuar në Parashikimin Mujor të Motit.
Qasja e Gagne filloi me disertacionin e doktoratës midis viteve 2014 dhe 2015. Ajo vazhdoi me një punim post doktoraturë në NCAR, ku ai përdori teknika për të parë stuhitë dhe për të gjetur modele hapësinore në të dhënat e stuhisë. Studimet e kryera nga shkencëtarë të tjerë shpesh shikonin procese në shkallë më të imëta brenda stuhisë. Gagne po merr një qasje të kundërt, duke u zgjeruar dhe për të marrë në konsideratë të gjithë strukturën e stuhisë.
Puna që ai po bën merret me stuhitë e krijuara nga kompjuteri. “Ne krijojmë stuhi dhe nxjerrim madhësinë e breshrit,” tha ai. Pastaj Gagne përdor të dhënat e papërpunuara të asaj se si duket stuhia në mënyrë strukturore për të trajnuar softuer që përdoren për të parashikuar madhësinë e tij. Me kalimin e kohës, modeli i mësimit i makinerive të Gagne është rafinuar, duke përmirësuar parashikimet e tij me secilin model të mëparshëm.
“Në jetën reale, ka shumë indikatorë dhe çdo gjë është komplekse, sidomos me stuhitë. Të dhënat që ne kemi janë të pakta,” tha Gagne. “Breshri afër qyteteve është ndryshe. Në zonat rurale, breshri më i madh mund të godasë në zona ku askush nuk jeton. Raportet e paraqitura për breshrin nga publiku nuk mund të lokalizohen si duhet; madje edhe mospërputhjet delikate kanë një efekt shoqërues me kalimin e kohës” tha ai.
Shkencëtarët e tjerë pajtohen që është një projekt me vlerë, duke përmendur rezultate premtuese. Philippe Tissot, një studiues në Texas, i cili ka punuar në studimin e shkencave atmosferike në teknologji, tha që Gagne është duke udhëhequr kërkimet në këtë fushë.
“David është një nga udhëheqësit e rinj në fushën tonë duke kombinuar shkëlqyeshëm proceset atmosferike, me aftësi llogaritëse të nivelit të lartë dhe një kuptim të thellë se si metodat e mësimit evoluojnë vazhdimisht dhe mund të na ndihmojnë të kuptojmë më mirë proceset atmosferike dhe mjedisore dhe t’i parashikojmë ato më saktë” tha Tissot. Ai shtoi se Gagne po ndihmon gjithashtu përpjekjet drejtuese për të organizuar një konferencë mbi inteligjencën artificiale në shkencat e mjedisit në takimin e Janarit të Shoqatës Meteorologjike të Amerikës në Boston.
Paul Miller, një profesor në Universitetin Shtetëror të Luizianës, mendon se aftësimi i makinerive mund të ndihmojë parashikuesit të zgjidhin disa nga raste të vështira që ndodhin në atmosferë.”Edhe në ditët që ne besojmë për stuhi të mëdha, jo të gjitha stuhitë rezultojnë të rënda për shkak të shumë proceseve të tjera që ndikojnë gjithashtu në intensitetin e tyre”, shkroi Miller. “Makineritë mund të na ndihmojnë që parashikuesit të rafinojnë parashikimet e motit më mirë dhe jo vetëm stuhitë.”
Por nuk ka të bëjë vetëm me shkencat atmosferike. David Wanik, një profesor në Universitetin e Shkollës së Biznesit në Connecticut, i cili studion rreziqet natyrore dhe tha se projekti i Gagne mund të ofrojë një pasqyrë të re në elementet e shkencës kompjuterike. “Ky punim është një shembull i shkëlqyeshëm se si shkencëtarët mund të bashkëveprojnë me modele të thella mësimi, të marrin njohuri të reja dhe të nxisin ide të reja kërkimore.”/Gazeta Si