Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

114-vjetori i Pavarësisë, mesazh nga sekretari Rubio: SHBA dhe Shqipëria, partneritet i fortë strategjik

nga Fast News
5 minutes më parë
në Aktualitet
0
114-vjetori i Pavarësisë, mesazh nga sekretari Rubio: SHBA dhe Shqipëria, partneritet i fortë strategjik
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka përcjellë urimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për popullin shqiptar me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë, duke vlerësuar marrëdhëniet e forta dhe partneritetin strategjik mes dy vendeve. Në një deklaratë zyrtare, Rubio thekson se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe SHBA-së mbështetet në sigurinë kolektive, prosperitetin ekonomik dhe lidhjet mes qytetarëve.

Rubio vlerëson gjithashtu thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe politikës së jashtme, si dhe përpjekjet e përbashkëta për t’u përballur me krimin e organizuar ndërkombëtar dhe trafikun e drogës.

Një vëmendje të veçantë në mesazhin e tij Rubio i kushton edhe sigurisë kibernetike, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit për t’iu përgjigjur kërcënimeve në këtë fushë, ndërsa Shqipëria vijon të rrisë kapacitetet e saj. Në përfundim, sekretari amerikan i Shtetit shpreh gatishmërinë e SHBA-së për të thelluar më tej të gjitha aspektet e marrëdhënies me Shqipërinë, duke theksuar se partneriteti mes dy vendeve kontribuon në sigurinë dhe begatinë e qytetarëve të tyre.



Deklarata e plotë

Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shpreh urimet e mia më të ngrohta popullit të Shqipërisë ndërsa festoni Ditën e Pavarësisë. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gëzojnë një marrëdhënie të fortë të ndërtuar mbi sigurinë kolektive, prosperitetin ekonomik dhe lidhjet midis njerëzve. Ne mirëpresim thellimin e bashkëpunimit të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara në çështje kyçe të mbrojtjes dhe politikës së jashtme. Partneriteti ynë strategjik me Shqipërinë i bën qytetarët tanë më të begatë dhe më të sigurt, duke përfshirë edhe përpjekjet e përbashkëta për t’u përballur me kërcënimet që paraqesin grupet kriminale transnacionale, kartelet e trafikut të drogës dhe ata që bashkëpunojnë me to. Ne gjithashtu i vlerësojmë përpjekjet tona të përbashkëta për t’iu përgjigjur kërcënimeve kibernetike, ndërsa Shqipëria rrit aftësitë e saj të sigurisë kibernetike. Ndërsa shënojmë këtë ditë të veçantë, mezi presim të thellojmë të gjitha aspektet e marrëdhënies sonë të dobishme reciprokisht.

 

Etiketa: aktualitet
Pas

AI dhe ekonomia e krijuesve, si po kërcënohet pronësia e përmbajtjes në rrjetet sociale?

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

114-vjetori i Pavarësisë, mesazh nga sekretari Rubio: SHBA dhe Shqipëria, partneritet i fortë strategjik

114-vjetori i Pavarësisë, mesazh nga sekretari Rubio: SHBA dhe Shqipëria, partneritet i fortë strategjik

nga Fast News
10:50 | 28/11/2026
0

AI dhe ekonomia e krijuesve, si po kërcënohet pronësia e përmbajtjes në rrjetet sociale?

AI dhe ekonomia e krijuesve, si po kërcënohet pronësia e përmbajtjes në rrjetet sociale?

nga Fast News
10:30 | 28/11/2026
0

Barnat, ligj i ri/ Ndryshojnë autorizimet, shitja online dhe kontrollet

Barnat, ligj i ri/ Ndryshojnë autorizimet, shitja online dhe kontrollet

nga Fast News
10:06 | 28/11/2026
0

20 vjet nga ngritja e shtatores së Skënderbeut, Shkupi më kuq e zi se kurrë!

20 vjet nga ngritja e shtatores së Skënderbeut, Shkupi më kuq e zi se kurrë!

nga Fast News
10:00 | 28/11/2026
0

Recent News

114-vjetori i Pavarësisë, mesazh nga sekretari Rubio: SHBA dhe Shqipëria, partneritet i fortë strategjik

114-vjetori i Pavarësisë, mesazh nga sekretari Rubio: SHBA dhe Shqipëria, partneritet i fortë strategjik

10:50 | 28/11/2026
AI dhe ekonomia e krijuesve, si po kërcënohet pronësia e përmbajtjes në rrjetet sociale?

AI dhe ekonomia e krijuesve, si po kërcënohet pronësia e përmbajtjes në rrjetet sociale?

10:30 | 28/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora