Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

FMN vlerëson ligjin e ri për Bankën e Shqipërisë: Ekonomia shqiptare qëndron e fortë

nga Fast News
1 minute më parë
në Finance
0
FMN vlerëson ligjin e ri për Bankën e Shqipërisë: Ekonomia shqiptare qëndron e fortë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

 

 

Ekonomia shqiptare vijon të tregojë qëndrueshmëri, ndërsa perspektiva e saj mbetet e favorshme, por ruajtja e ritmeve të rritjes kërkon rritjen e produktivitetit dhe forcimin e konkurrueshmërisë së bizneseve. Ky ishte një nga mesazhet kryesore të takimit përmbyllës mes Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, dhe misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga Diego Cerdeiro. Misioni i FMN-së qëndroi në Tiranë nga 2 deri më 20 nëntor 2026, ku zhvilloi takime me përfaqësues të Bankës së Shqipërisë për të diskutuar zhvillimet ekonomike, ecurinë e inflacionit, kursin e këmbimit dhe gjendjen e sistemit bankar. Gjatë takimit, Guvernatori Sejko theksoi se konsumi, investimet dhe aktiviteti i shërbimeve vijojnë të mbështesin rritjen ekonomike. Megjithatë, sipas tij, për të ruajtur këtë ecuri në afatin e gjatë nevojiten reforma strukturore, rritje e produktivitetit dhe shfrytëzim i mundësive që ofron procesi i integrimit evropian.



Nga ana tjetër, përfaqësuesit e FMN-së vlerësuan qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare dhe nënvizuan rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit makroekonomik. Ata theksuan se pasiguritë në mjedisin ndërkombëtar kërkojnë politika të kujdesshme dhe forcimin e kapaciteteve të ekonomisë për të përballuar goditjet e mundshme. Një pjesë e diskutimeve iu kushtua edhe inflacionit. Sejko rikonfirmoi se politika monetare e Bankës së Shqipërisë mbetet e orientuar drejt stabilitetit të çmimeve, ndërsa vendimmarrja do të vijojë të mbështetet në të dhënat e reja për ecurinë e çmimeve, tregun e punës dhe zhvillimet ndërkombëtare. Misioni i FMN-së vlerësoi si të përshtatshëm kalimin gradual drejt një qëndrimi neutral të politikës monetare. Në fokus ishte edhe sistemi bankar, të cilin Guvernatori e cilësoi të mirëkapitalizuar dhe likuid. Sipas tij, kushtet për vijimin e kreditimit të bizneseve dhe familjeve mbeten pozitive, por zgjerimi i huadhënies duhet të shoqërohet me ruajtjen e cilësisë së portofolit dhe vlerësimin e kujdesshëm të aftësisë paguese të kredimarrësve.

FMN-ja nënvizoi rëndësinë e monitorimit të rreziqeve që shoqërojnë zgjerimin e kredisë, duke vlerësuar edhe ndryshimet e fundit në instrumentet e politikës makroprudenciale, të cilat synojnë të forcojnë qëndrueshmërinë e sistemit financiar. Një tjetër çështje e diskutuar ishte vlerësimi i sektorit financiar në kuadër të programit FSAP, të përbashkët të FMN-së dhe Bankës Botërore. Palët vlerësuan rëndësinë e këtij procesi për identifikimin e prioriteteve dhe orientimin e reformave të ardhshme në sektorin financiar. Në përfundim, misioni i FMN-së përshëndeti edhe miratimin e ligjit të ri “Për Bankën e Shqipërisë”, duke e konsideruar një hap të rëndësishëm për forcimin e pavarësisë institucionale dhe bazës ligjore të bankës qendrore. Guvernatori Sejko rikonfirmoi angazhimin e Bankës së Shqipërisë për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe atij financiar, si kushte të rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve.

Etiketa: aktualitet
Pas

Bizneset e kozmetikës përballen me detyrime të reja, ja çfarë do ndryshojë

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

FMN vlerëson ligjin e ri për Bankën e Shqipërisë: Ekonomia shqiptare qëndron e fortë

FMN vlerëson ligjin e ri për Bankën e Shqipërisë: Ekonomia shqiptare qëndron e fortë

nga Fast News
19:20 | 20/11/2026
0

Bizneset e kozmetikës përballen me detyrime të reja, ja çfarë do ndryshojë

Bizneset e kozmetikës përballen me detyrime të reja, ja çfarë do ndryshojë

nga Fast News
18:45 | 20/11/2026
0

Përgjysmohet kuota e vendeve të punës, më pak shqiptarë në Gjermani

Përgjysmohet kuota e vendeve të punës, më pak shqiptarë në Gjermani

nga Fast News
18:09 | 20/11/2026
0

Kur teknologjia ecën më shpejt se mbikëqyrja financiare

Trilaterali historik i Shenzhenit

nga Fast News
10:38 | 20/11/2026
0

Recent News

FMN vlerëson ligjin e ri për Bankën e Shqipërisë: Ekonomia shqiptare qëndron e fortë

FMN vlerëson ligjin e ri për Bankën e Shqipërisë: Ekonomia shqiptare qëndron e fortë

19:20 | 20/11/2026
Bizneset e kozmetikës përballen me detyrime të reja, ja çfarë do ndryshojë

Bizneset e kozmetikës përballen me detyrime të reja, ja çfarë do ndryshojë

18:45 | 20/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora