Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Bizneset e kozmetikës përballen me detyrime të reja, ja çfarë do ndryshojë

nga Fast News
2 minutes më parë
në Biznes
0
Bizneset e kozmetikës përballen me detyrime të reja, ja çfarë do ndryshojë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

 

Produktet kozmetike që tregtohen në Shqipëri pritet t’i nënshtrohen kontrolleve dhe rregullave më të forta për sigurinë, përbërjen dhe etiketimin. Ndryshimet e propozuara parashikojnë detyrime të reja për prodhuesit, importuesit dhe shpërndarësit, ndërsa konsumatorët do të kenë më shumë informacion mbi përbërësit dhe sigurinë e produkteve që përdorin.

Ndërhyrjet janë parashikuar në projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për produktet kozmetike”, i cili është publikuar për konsultim publik. Nisma synon përafrimin e legjislacionit shqiptar me Rregulloren Evropiane nr. 1223/2009.



Një nga ndryshimet kryesore lidhet me ndalimin e përdorimit të substancave të klasifikuara si kancerogjene, mutagjene ose toksike për riprodhimin, të kategorive 1A dhe 1B. Përjashtime do të lejohen vetëm në raste të veçanta dhe kur plotësohen kushtet e sigurisë të përcaktuara në projektligj.

Produktet që përfitojnë nga këto përjashtime do të duhet të shoqërohen me informacione të posaçme në etiketë, në mënyrë që konsumatorët të informohen për rreziqet e mundshme dhe kushtet e përdorimit. Projektligji parashikon gjithashtu ndalimin e testimit të produkteve kozmetike dhe përbërësve të tyre te kafshët, sipas kushteve të përcaktuara në legjislacion. Kufizimet do të shtrihen edhe te tregtimi i produkteve të testuara me metoda që nuk përputhen me kërkesat ligjore. Gjithashtu, bizneset nuk do të mund të përdorin pretendimin “nuk është testuar te kafshët” në ambalazh apo materialet shoqëruese pa përmbushur kriteret përkatëse.

Rregulla të reja parashikohen edhe për produktet që përmbajnë nanomateriale. Personi përgjegjës do të duhet të njoftojë elektronikisht ministrinë përgjegjëse për shëndetësinë gjashtë muaj përpara vendosjes së produktit në treg, duke paraqitur të dhëna mbi përbërjen, karakteristikat, profilin toksikologjik dhe sigurinë e tij. Ndryshimet prekin drejtpërdrejt edhe importuesit dhe shpërndarësit. Në rastet kur shpërndarësit përkthejnë me nismën e tyre etiketat e produkteve, do të kenë detyrimin të njoftojnë elektronikisht autoritetet për informacionin e produktit dhe të dhënat identifikuese të palëve përgjegjëse.

Ndërkohë, personi përgjegjës për produktin duhet të garantojë që dokumentacioni mbi sigurinë dhe përputhshmërinë e tij me kërkesat ligjore të jetë lehtësisht i aksesueshëm për autoritetet kontrolluese. Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me etiketimin. Informacioni për sasinë e produktit, jetëgjatësinë minimale, masat paraprake të përdorimit dhe funksionin e tij do të duhet të jepet në gjuhën shqipe. Kur vendosja e të gjithë informacionit në ambalazh nuk është praktikisht e mundur, parashikohet përdorimi i fletëudhëzimeve, etiketave ose materialeve të tjera shoqëruese.

Projektligji parashikon gjithashtu zgjerimin e aksesit të konsumatorëve në informacionin mbi përbërjen e produkteve kozmetike, duke synuar rritjen e transparencës dhe mbrojtjen e shëndetit publik. Ndryshimet janë ende në fazën e konsultimit publik dhe do të duhet të ndjekin procedurat e mëtejshme për miratimin dhe hyrjen në fuqi.

Etiketa: aktualitet
Pas

Përgjysmohet kuota e vendeve të punës, më pak shqiptarë në Gjermani

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Bizneset e kozmetikës përballen me detyrime të reja, ja çfarë do ndryshojë

Bizneset e kozmetikës përballen me detyrime të reja, ja çfarë do ndryshojë

nga Fast News
18:45 | 20/11/2026
0

Përgjysmohet kuota e vendeve të punës, më pak shqiptarë në Gjermani

Përgjysmohet kuota e vendeve të punës, më pak shqiptarë në Gjermani

nga Fast News
18:09 | 20/11/2026
0

Kur teknologjia ecën më shpejt se mbikëqyrja financiare

Trilaterali historik i Shenzhenit

nga Fast News
10:38 | 20/11/2026
0

Përmbytjet dhe thatësirat, Shqipëria drejt një strategjie të re 15-vjeçare për menaxhimin e ujërave

Përmbytjet dhe thatësirat, Shqipëria drejt një strategjie të re 15-vjeçare për menaxhimin e ujërave

nga Fast News
09:20 | 20/11/2026
0

Recent News

Bizneset e kozmetikës përballen me detyrime të reja, ja çfarë do ndryshojë

Bizneset e kozmetikës përballen me detyrime të reja, ja çfarë do ndryshojë

18:45 | 20/11/2026
Përgjysmohet kuota e vendeve të punës, më pak shqiptarë në Gjermani

Përgjysmohet kuota e vendeve të punës, më pak shqiptarë në Gjermani

18:09 | 20/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora