Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Përgjysmohet kuota e vendeve të punës, më pak shqiptarë në Gjermani

nga Fast News
2 minutes më parë
në Aktualitet
0
Përgjysmohet kuota e vendeve të punës, më pak shqiptarë në Gjermani
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria gjermane synon të përgjysmojë kuotën vjetore të punëtorëve nga Ballkani Perëndimor, nga 50 mijë në 25 mijë persona. Propozimi, nëse merr miratimin e Bundesrat-it më 18 dhjetor, pritet të vështirësojë edhe më shumë aksesin e qytetarëve të rajonit në tregun gjerman të punës.

Nisma, e parashikuar në marrëveshjen e koalicionit mes CDU/CSU dhe SPD-së, po përballet me kundërshtime nga përfaqësuesit e ekonomisë gjermane. Shqetësimi kryesor lidhet me thellimin e mungesës së fuqisë punëtore, veçanërisht në sektorë si ndërtimi, ku punonjësit nga Ballkani Perëndimor kanë një rol të rëndësishëm.

Shoqatat e punëdhënësve paralajmërojnë se reduktimi i kuotës mund të krijojë mungesë prej afro 9 mijë punonjësish në sektorin e ndërtimit gjatë vitit të ardhshëm. Vetëm në vitin 2023, rreth 17 mijë të punësuar në këtë sektor dolën në pension, duke shtuar nevojën për punonjës të rinj.



Sipas përfaqësuesve të industrisë, kufizimi i punëtorëve nga rajoni rrezikon të sjellë vonesa në realizimin e projekteve, si dhe rritje të kostove për ndërtimin e banesave dhe infrastrukturës.

Të dhënat e Shoqatës Qendrore të Ndërtimit tregojnë se një në shtatë të punësuar në këtë sektor ka pasaportë të huaj. Ndërkohë, 35% e vizave të lëshuara në bazë të Rregullores për Ballkanin Perëndimor janë përdorur për punësim në kompanitë e ndërtimit.

Përfituesit e kësaj skeme duhet të kenë një kontratë konkrete pune, ndërsa 98% e punonjësve të angazhuar përmes saj janë të punësuar në vende pune ku sigurimi shoqëror është i detyrueshëm.

Përballë këtij propozimi, përfaqësuesit e sektorit kërkojnë heqjen e kufizimit të ri, si dhe përshpejtimin e procedurave të vizave përmes një sistemi të plotësisht të digjitalizuar.

Etiketa: aktualitet
Pas

Trilaterali historik i Shenzhenit

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Përgjysmohet kuota e vendeve të punës, më pak shqiptarë në Gjermani

Përgjysmohet kuota e vendeve të punës, më pak shqiptarë në Gjermani

nga Fast News
18:09 | 20/11/2026
0

Kur teknologjia ecën më shpejt se mbikëqyrja financiare

Trilaterali historik i Shenzhenit

nga Fast News
10:38 | 20/11/2026
0

Përmbytjet dhe thatësirat, Shqipëria drejt një strategjie të re 15-vjeçare për menaxhimin e ujërave

Përmbytjet dhe thatësirat, Shqipëria drejt një strategjie të re 15-vjeçare për menaxhimin e ujërave

nga Fast News
09:20 | 20/11/2026
0

Kadastra sqaron si plotësohen dokumentet shtesë, aplikimi bëhet online dhe pa pagesë

Kadastra sqaron si plotësohen dokumentet shtesë, aplikimi bëhet online dhe pa pagesë

nga Fast News
08:40 | 20/11/2026
0

Recent News

Përgjysmohet kuota e vendeve të punës, më pak shqiptarë në Gjermani

Përgjysmohet kuota e vendeve të punës, më pak shqiptarë në Gjermani

18:09 | 20/11/2026
Kur teknologjia ecën më shpejt se mbikëqyrja financiare

Trilaterali historik i Shenzhenit

10:38 | 20/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora