Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Përmbytjet dhe thatësirat, Shqipëria drejt një strategjie të re 15-vjeçare për menaxhimin e ujërave

nga Fast News
55 seconds më parë
në Aktualitet
0
Përmbytjet dhe thatësirat, Shqipëria drejt një strategjie të re 15-vjeçare për menaxhimin e ujërave
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria pritet të ndryshojë mënyrën se si planifikon mbrojtjen nga përmbytjet dhe menaxhimin e burimeve ujore. Një projektvendim i ri i Ministrisë së Mjedisit parashikon hartimin e hartave të zonave të rrezikuara nga përmbytjet, planeve për parandalimin e dëmeve dhe një strategjie kombëtare 15-vjeçare, e cila do të marrë në konsideratë edhe ndikimin e ndryshimeve klimatike. Nisma, e përgatitur për miratim nga Këshilli i Ministrave, përcakton metodologjitë e reja për menaxhimin e baseneve lumore dhe vlerësimin e riskut nga përmbytjet, në zbatim të ligjit të ri për burimet ujore dhe në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

Një nga ndryshimet kryesore lidhet me identifikimin e zonave ku përmbytjet mund të shkaktojnë dëme për banorët, bizneset, infrastrukturën dhe mjedisin. Për këtë qëllim do të hartohen harta të posaçme, të cilat do të tregojnë jo vetëm shtrirjen e mundshme të përmbytjeve, por edhe pasojat që ato mund të sjellin. Mbi bazën e këtyre të dhënave do të përgatiten plane konkrete për menaxhimin e riskut, me masa për parandalimin dhe kufizimin e dëmeve. Synimi është që ndërhyrjet të planifikohen paraprakisht dhe investimet publike të marrin në konsideratë zonat më të ekspozuara ndaj përmbytjeve. Projektvendimi sjell ndryshime edhe në planifikimin afatgjatë të burimeve ujore. Strategjia Kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Burimeve Ujore do të shtrihet në një periudhë 15-vjeçare dhe do të zbatohet përmes planeve pesëvjeçare të veprimit. Në përfundim të çdo pesëvjeçari, Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore do të vlerësojë zbatimin e masave, do të raportojë rezultatet dhe do të përgatisë planin pasardhës. Strategjia do të mund të rishikohet edhe përpara afatit 15-vjeçar, nëse ka ndryshime të rëndësishme mjedisore, ekonomike apo ligjore.

Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet ndryshimeve klimatike, periudhave të thatësirës dhe rritjes së kërkesës për ujë. Dokumenti duhet të analizojë ndikimin e këtyre faktorëve te furnizimi me ujë, bujqësia, prodhimi i energjisë dhe ekosistemet. Në këtë kuadër, planifikimi do të mbështetet edhe në qasjen Nexus, e cila lidh përdorimin e ujit me nevojat për energji, ushqim dhe mbrojtjen e mjedisit. Parashikohet gjithashtu vlerësimi i kostove të përdorimit të ujit dhe burimeve të financimit për masat që do të ndërmerren. Rregulla të reja parashikohen edhe për planet e menaxhimit të baseneve lumore. Ato duhet të përfshijnë të dhëna për ujërat sipërfaqësore dhe nëntokësore, burimet e ndotjes, përdorimin e tokës dhe ndikimin e aktiviteteve njerëzore në cilësinë dhe sasinë e ujit. Vëmendje do t’i kushtohet edhe kontrollit të shfrytëzimit të ujërave nëntokësore, përmes regjistrave të përdorimit dhe identifikimit të burimeve të ndotjes. Një tjetër element i rëndësishëm është detyrimi për të raportuar masat që nuk janë zbatuar. Institucionet do të duhet të evidentojnë objektivat e parealizuara nga planet e mëparshme dhe të shpjegojnë arsyet që kanë penguar zbatimin e tyre.



Projektstrategjia për menaxhimin e burimeve ujore do t’i nënshtrohet edhe konsultimit publik. Ajo duhet të publikohet të paktën gjashtë muaj përpara fillimit të periudhës që mbulon, ndërsa qytetarët dhe institucionet e interesuara do të kenë një muaj kohë për të paraqitur komentet dhe propozimet e tyre. Sipas Ministrisë së Mjedisit, ndryshimet synojnë përafrimin e plotë me direktivën evropiane për përmbytjet, ndërsa aktet e tjera të nevojshme për harmonizimin e legjislacionit shqiptar për ujërat parashikohet të miratohen deri në vitin 2027.

Etiketa: aktualitet
Pas

Kadastra sqaron si plotësohen dokumentet shtesë, aplikimi bëhet online dhe pa pagesë

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Përmbytjet dhe thatësirat, Shqipëria drejt një strategjie të re 15-vjeçare për menaxhimin e ujërave

Përmbytjet dhe thatësirat, Shqipëria drejt një strategjie të re 15-vjeçare për menaxhimin e ujërave

nga Fast News
09:20 | 20/11/2026
0

Kadastra sqaron si plotësohen dokumentet shtesë, aplikimi bëhet online dhe pa pagesë

Kadastra sqaron si plotësohen dokumentet shtesë, aplikimi bëhet online dhe pa pagesë

nga Fast News
08:40 | 20/11/2026
0

Bujqësia me ligj të ri, ndryshojnë skemat e subvencioneve dhe kushtet për fermerët

Bujqësia me ligj të ri, ndryshojnë skemat e subvencioneve dhe kushtet për fermerët

nga Fast News
08:12 | 20/11/2026
0

Marrëveshje me SHBA, Karakaçi: Skavica dhe gazsjellësi, projekte strategjike për Shqipërinë

Marrëveshje me SHBA, Karakaçi: Skavica dhe gazsjellësi, projekte strategjike për Shqipërinë

nga Fast News
18:46 | 19/11/2026
0

Recent News

Përmbytjet dhe thatësirat, Shqipëria drejt një strategjie të re 15-vjeçare për menaxhimin e ujërave

Përmbytjet dhe thatësirat, Shqipëria drejt një strategjie të re 15-vjeçare për menaxhimin e ujërave

09:20 | 20/11/2026
Kadastra sqaron si plotësohen dokumentet shtesë, aplikimi bëhet online dhe pa pagesë

Kadastra sqaron si plotësohen dokumentet shtesë, aplikimi bëhet online dhe pa pagesë

08:40 | 20/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora