Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Bujqësia me ligj të ri, ndryshojnë skemat e subvencioneve dhe kushtet për fermerët

nga Fast News
2 minutes më parë
në Aktualitet
0
Bujqësia me ligj të ri, ndryshojnë skemat e subvencioneve dhe kushtet për fermerët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një kuadër i ri ligjor për bujqësinë dhe zhvillimin rural pritet të përcaktojë mënyrën se si do të mbështeten financiarisht fermerët në Shqipëri. Projektligji i ri, i publikuar për konsultim, parashikon ndryshime në skemat e subvencioneve, kriteret e përfitimit, financimin e investimeve dhe kontrollin mbi përdorimin e fondeve publike. Dokumenti synon të përafrojë politikën bujqësore shqiptare me atë të Bashkimit Evropian, duke vendosur një sistem të ri programimi dhe administrimi të mbështetjes për sektorin. Një nga ndryshimet kryesore lidhet me ndarjen e ndërhyrjeve mbështetëse në dy kategori: pagesa vjetore, të llogaritura mbi sipërfaqen bujqësore ose numrin e krerëve të deklaruar, dhe mbështetje strukturore e zhvillimore, që do të jepet mbi bazën e projekteve, planeve të biznesit ose programeve të punës.

Projektligji parashikon që mbështetja bazë e të ardhurave të jepet për hektar të pranueshëm dhe vetëm për fermerët aktivë. Për fermerët e vegjël mund të aplikohet një pagesë e thjeshtuar vjetore, ndërsa fermerët në moshë të re parashikohet të përfitojnë mbështetje plotësuese. Gjithashtu, pagesat do të jenë regresive dhe do t’i nënshtrohen një tavani maksimal për përfitues, për të orientuar fondet drejt fermave me nevoja më të mëdha. Një tjetër element i rëndësishëm është mbështetja për investimet në ferma, përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore, infrastrukturën rurale dhe pylltari. Për investimet në sistemet e ujitjes do të kërkohet që ato të mos dëmtojnë burimet ujore, ndërsa projektet për përmirësimin e sistemeve ekzistuese duhet të dëshmojnë se sjellin kursim të ujit.

Vëmendje e veçantë i kushtohet edhe rinovimit të brezave në bujqësi. Fermerët e rinj dhe ata në moshë të re do të mund të përfitojnë një paketë të integruar mbështetjeje, që përfshin financim për hyrjen në sektor, pagesa plotësuese, investime me norma më të larta mbështetjeje, këshillim dhe trajnim. Përfitimi do të mundësohet përmes një pike të vetme kontakti.



Projektligji krijon gjithashtu mundësinë e mbështetjes për sigurimin e prodhimit bujqësor dhe menaxhimin e riskut. Fermerët e prekur nga fatkeqësitë natyrore, ngjarjet e pafavorshme klimatike apo sëmundjet e kafshëve dhe bimëve mund të përfitojnë pagesa në rast krize, me kusht që humbjet të tejkalojnë pragun minimal të përcaktuar dhe ngjarja të jetë njohur zyrtarisht nga autoritetet. Në kuadër të mbështetjes sektoriale, parashikohen ndërhyrje për frutat dhe perimet, verën, bletarinë, vajin e ullirit dhe ullinjtë e tryezës. Financimi mund të përdoret për modernizimin e prodhimit, magazinimin, transportin, promovimin, përmirësimin e cilësisë dhe zhvillimin e teknologjive të reja.

Një tjetër risi është vendosja e një sistemi më të strukturuar kontrolli dhe monitorimi të fondeve. Ministria do të hartojë një Dokument Strategjik për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, me periudhë shtatëvjeçare, i cili do të përcaktojë ndërhyrjet, objektivat, treguesit dhe alokimet financiare. Dokumenti do të miratohet nga Këshilli i Ministrave pas konsultimit publik. Përfitimi i mbështetjes do të kushtëzohet gjithashtu nga respektimi i kërkesave për mbrojtjen e mjedisit, klimës, burimeve natyrore dhe mirëqenien e kafshëve. Mospërmbushja e këtyre kushteve mund të sjellë zbritje administrative të subvencioneve, deri në përjashtimin nga mbështetja, në varësi të rëndësisë dhe përsëritjes së shkeljes. Sipas dispozitave kalimtare, skemat aktuale të mbështetjes do të vijojnë të zbatohen deri në zëvendësimin e tyre me skemat e reja, por jo më gjatë se 24 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit. Ndërkohë, sistemi i integruar i administrimit dhe kontrollit do të shtrihet gradualisht, brenda një periudhe jo më të gjatë se pesë vjet.

Etiketa: aktualitet
Pas

Marrëveshje me SHBA, Karakaçi: Skavica dhe gazsjellësi, projekte strategjike për Shqipërinë

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Bujqësia me ligj të ri, ndryshojnë skemat e subvencioneve dhe kushtet për fermerët

Bujqësia me ligj të ri, ndryshojnë skemat e subvencioneve dhe kushtet për fermerët

nga Fast News
08:12 | 20/11/2026
0

Marrëveshje me SHBA, Karakaçi: Skavica dhe gazsjellësi, projekte strategjike për Shqipërinë

Marrëveshje me SHBA, Karakaçi: Skavica dhe gazsjellësi, projekte strategjike për Shqipërinë

nga Fast News
18:46 | 19/11/2026
0

Peleshi, letër Venecias/ Reforma zgjedhore, kërkohet asistencë për financimin e partive

Peleshi, letër Venecias/ Reforma zgjedhore, kërkohet asistencë për financimin e partive

nga Fast News
18:20 | 19/11/2026
0

Panairi ECGE 2026, 80 kompani prezantojnë risitë në energji dhe ndërtim

Panairi ECGE 2026, 80 kompani prezantojnë risitë në energji dhe ndërtim

nga Fast News
17:31 | 19/11/2026
0

Recent News

Bujqësia me ligj të ri, ndryshojnë skemat e subvencioneve dhe kushtet për fermerët

Bujqësia me ligj të ri, ndryshojnë skemat e subvencioneve dhe kushtet për fermerët

08:12 | 20/11/2026
Marrëveshje me SHBA, Karakaçi: Skavica dhe gazsjellësi, projekte strategjike për Shqipërinë

Marrëveshje me SHBA, Karakaçi: Skavica dhe gazsjellësi, projekte strategjike për Shqipërinë

18:46 | 19/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora