Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur përmes një reagimi në Facebook skemën e re të Bonusit të Bebes, e cila parashikon mbështetje financiare mujore për familjet shqiptare për një periudhë 5-vjeçare. Sipas njoftimit të Ramës, skema e re do të nisë të zbatohet nga 1 korriku 2027 dhe masa e përfitimit do të jetë në varësi të numrit të fëmijëve në familje.
Për fëmijën e parë, familjet do të përfitojnë 5,000 lekë në muaj, ose 300 mijë lekë në total për 5 vite.
Për fëmijën e dytë, mbështetja do të jetë 7,000 lekë në muaj, duke arritur në 420 mijë lekë përgjatë 5 viteve.
Ndërsa për fëmijën e tretë, bonusi parashikohet në 10,000 lekë në muaj, ose 600 mijë lekë në total për të njëjtën periudhë. Skema synon të ofrojë mbështetje më të qëndrueshme financiare për familjet me fëmijë, duke e shndërruar bonusin në një përfitim mujor afatgjatë.






