Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Paketa Fiskale 2027, Dhoma Ekonomike e Gruas kërkon vlerësim të ndikimit te bizneset

nga Fast News
4 minutes më parë
në Biznes
0
Paketa Fiskale 2027, Dhoma Ekonomike e Gruas kërkon vlerësim të ndikimit te bizneset
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Dhoma Ekonomike e Gruas në Shqipëri (WECA) ka shprehur qëndrimin e saj lidhur me ndryshimet e propozuara në Paketën Fiskale 2027, duke kërkuar që ndikimi i tyre te ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, veçanërisht ato të drejtuara nga gratë dhe vajzat, të vlerësohet me kujdes.

Në një deklaratë për mediat, Dhoma Ekonomike e Gruas në Shqipëri, shprehet se mbështet reformat që synojnë formalizimin e ekonomisë dhe përmirësimin e mjedisit të biznesit, por thekson rëndësinë e konsultimit me sipërmarrjen përpara miratimit përfundimtar të ndryshimeve fiskale.

Një nga çështjet e ngritura nga WECA është ulja e propozuar e pragut të regjistrimit në skemën e TVSH-së nga 10 milionë në 5 milionë lekë xhiro vjetore. Sipas WECA, ky ndryshim mund të sjellë detyrime të reja për bizneset e vogla, ndaj sugjerohet shqyrtimi i mundësisë së një periudhe tranzitore dhe i mekanizmave lehtësues për subjektet që preken.

 

Deklarata e Plotë:

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

DHOMA EKONOMIKE E GRUAS NË SHQIPËRI – WECA DEKLARATË PËR MEDIA WECA: Paketa Fiskale 2027 duhet të mbështesë, jo të frenojë, sipërmarrjen e grave dhe vajzave Dhoma Ekonomike e Gruas në Shqipëri (WECA) shpreh shqetësimin e saj lidhur me ndikimin që disa prej ndryshimeve të propozuara në Paketën Fiskale 2027 mund të kenë te ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, veçanërisht te bizneset e drejtuara nga gratë dhe vajzat. WECA mbështet reformat që synojnë formalizimin e ekonomisë, reduktimin e burokracisë dhe krijimin e një mjedisi ekonomik të qëndrueshëm.

Megjithatë, ndryshimet fiskale që ndikojnë drejtpërdrejt në kostot, likuiditetin dhe aftësinë investuese të bizneseve duhet të paraprihen nga konsultim real me komunitetin e biznesit dhe nga një analizë e plotë e ndikimit të tyre. Sipërmarrja e grave kërkon më shumë hapësirë për t’u rritur Një pjesë e rëndësishme e grave që hyjnë në sipërmarrje e nisin aktivitetin e tyre si mikro apo biznese të vogla. Për këtë arsye, ndryshimet që rrisin kostot administrative dhe fiskale të kësaj kategorie kërkojnë vëmendje të veçantë. Ulja e propozuar e pragut të TVSH-së nga 10 milionë në 5 milionë lekë xhiro vjetore mund të sjellë për shumë biznese të vogla detyrime të reja për TVSH, raportim, kontabilitet dhe administrim fiskal. Rritja e një biznesi nuk duhet të shoqërohet me barriera që dekurajojnë kalimin e tij nga mikro-biznes në një ndërmarrje më të zhvilluar dhe konkurruese. Kapitali i krijuar nga biznesi duhet të nxisë investimin Rritja e propozuar e tatimit mbi fitimin nga 15% në 17% dhe e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15% kërkon vlerësim të kujdesshëm. Për SME-të, fitimi është shpesh burimi kryesor për riinvestim, zgjerim të aktivitetit, teknologji dhe punësim. Politika fiskale duhet të krijojë stimuj që gratë sipërmarrëse të investojnë dhe të zgjerojnë bizneset e tyre, duke ruajtur kapitalin e nevojshëm për rritje dhe zhvillim. Turizmi, agroturizmi dhe bizneset familjare WECA kërkon vëmendje të veçantë edhe ndaj rritjes së propozuar të TVSH-së në turizëm nga 6% në 10%. Turizmi, agroturizmi, artizanati, prodhimi lokal dhe shërbimet janë fusha ku zhvillohen shumë iniciativa sipërmarrëse të grave dhe familjeve. Çdo ndryshim i barrës fiskale në këta sektorë duhet të vlerësohet në raport me konkurrueshmërinë, investimet dhe qëndrueshmërinë e bizneseve.

WECA kërkon:

  1. Konsultim të drejtpërdrejtë me organizatat përfaqësuese të biznesit dhe sipërmarrjes së grave përpara miratimit përfundimtar të Paketës Fiskale 2027.

  2. Një analizë të posaçme të ndikimit të Paketës Fiskale 2027 mbi gratë sipërmarrëse dhe bizneset e drejtuara nga gratë.

  3. Rishikimin e uljes së pragut të TVSH-së nga 10 në 5 milionë lekë, ose vendosjen e një periudhe tranzitore dhe mekanizmave lehtësues për mikro dhe bizneset e vogla që preken.

  4. Vlerësimin e ndikimit të rritjes së tatimit mbi fitimin dhe dividendin mbi aftësinë e SME-ve për të riinvestuar dhe për t’u zgjeruar.

  5. Vlerësimin e ndikimit të rritjes së TVSH-së në turizëm dhe agroturizëm, veçanërisht për strukturat e vogla, familjare dhe sipërmarrjet lokale.

  6. Masa fiskale që nxisin formalizimin, investimin dhe rritjen e bizneseve të drejtuara nga gratë, duke shmangur krijimin e barrierave të reja për sipërmarrjet në fazat e para të zhvillimit. Zëri i grave sipërmarrëse duhet të jetë pjesë e vendimmarrjes Politikat fiskale nuk janë vetëm çështje normash dhe përqindjesh. Ato ndikojnë drejtpërdrejt në vendimin e një gruaje për të hapur një biznes, për të punësuar, për të investuar, për të formalizuar aktivitetin apo për ta zgjeruar atë. Shqipëria ka nevojë për më shumë gra dhe vajza që ndërmarrin iniciativa ekonomike, krijojnë biznese dhe vende pune. Politika fiskale duhet ta mbështesë këtë proces dhe jo ta bëjë rrugën drejt sipërmarrjes më të vështirë. Dhoma Ekonomike e Gruas në Shqipëri mbetet e gatshme të kontribuojë në procesin e konsultimit institucional dhe të përcjellë pranë institucioneve përgjegjëse zërin, eksperiencat dhe rekomandimet e grave sipërmarrëse që përfaqëson. DHOMA EKONOMIKE E GRUAS NË SHQIPËRI (WECA)

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Buxheti 2027 kalon 10 miliardë euro, Rama: Paketë ambicioze ekonomike

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Paketa Fiskale 2027, Dhoma Ekonomike e Gruas kërkon vlerësim të ndikimit te bizneset

Paketa Fiskale 2027, Dhoma Ekonomike e Gruas kërkon vlerësim të ndikimit te bizneset

nga Fast News
17:56 | 27/10/2026
0

Buxheti 2027 kalon 10 miliardë euro, Rama: Paketë ambicioze ekonomike

Buxheti 2027 kalon 10 miliardë euro, Rama: Paketë ambicioze ekonomike

nga Fast News
17:06 | 27/10/2026
0

Paketa fiskale 2027/ Nga 10 në 5 mln lekë, ulet pragu i TVSH-së për biznesin

Paketa fiskale 2027/ Nga 10 në 5 mln lekë, ulet pragu i TVSH-së për biznesin

nga Fast News
16:44 | 27/10/2026
0

Rruga Kombinat-Ndroq-Plepa, Karakaçi: 5 km deri në Pezë përfundojnë, kontrata për 9 km të tjera

Rruga Kombinat-Ndroq-Plepa, Karakaçi: 5 km deri në Pezë përfundojnë, kontrata për 9 km të tjera

nga Fast News
15:22 | 27/10/2026
0

Recent News

Paketa Fiskale 2027, Dhoma Ekonomike e Gruas kërkon vlerësim të ndikimit te bizneset

Paketa Fiskale 2027, Dhoma Ekonomike e Gruas kërkon vlerësim të ndikimit te bizneset

17:56 | 27/10/2026
Buxheti 2027 kalon 10 miliardë euro, Rama: Paketë ambicioze ekonomike

Buxheti 2027 kalon 10 miliardë euro, Rama: Paketë ambicioze ekonomike

17:06 | 27/10/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora