Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Paketa fiskale 2027/ Nga 10 në 5 mln lekë, ulet pragu i TVSH-së për biznesin

nga Fast News
1 hour më parë
në Biznes
0
Paketa fiskale 2027/ Nga 10 në 5 mln lekë, ulet pragu i TVSH-së për biznesin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Paketa Fiskale 2027 parashikon rritjen e barrës tatimore për bizneset, përmes rritjes së tatimit mbi fitimin dhe dividendin, si dhe zgjerimit të numrit të subjekteve që do të përfshihen në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH). Ndryshimet e propozuara vijnë në një kohë kur sipërmarrjet përballen me kosto të larta, zhvlerësimin e euros dhe sfida në ruajtjen e konkurrueshmërisë. Sipas propozimeve të Ministrisë së Financave, norma e tatimit mbi fitimin e korporatave pritet të rritet nga 15% në 17%, ndërsa tatimi mbi dividendin do të rritet nga 8% në 15%. Kjo e fundit përfaqëson një rritje prej 7 pikësh përqindjeje të normës së tatimit mbi të ardhurat nga dividendi.

Sipas relacionit shoqërues, rritja e tatimit mbi fitimin synon një shpërndarje më të balancuar të barrës tatimore, duke rritur kontributin e të ardhurave nga fitimi në raport me ato nga punësimi. Vetëm kjo masë vlerësohet të sjellë rreth 5 miliardë lekë të ardhura shtesë në buxhetin e shtetit në vit. Ndërkohë, ndryshimi i tatimit mbi të ardhurat nga investimi parashikon unifikimin e normës në 15%, duke përfshirë edhe dividendin, i cili aktualisht tatohet me 8%. Sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Financave, të dyja masat pritet të gjenerojnë rreth 8 miliardë lekë të ardhura shtesë në vit. Për bizneset, rritja e këtyre normave nënkupton më pak fitim neto të mbetur për t’u riinvestuar në aktivitet, për zgjerimin e kapaciteteve dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

TVSH edhe për bizneset me xhiro mbi 5 milionë lekë

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm i paketës fiskale lidhet me uljen e pragut të regjistrimit në skemën e TVSH-së, nga 10 milionë në 5 milionë lekë xhiro vjetore. Që prej janarit 2021, bizneset me xhiro deri në 10 milionë lekë në vit kanë përfituar nga përjashtimi prej TVSH-së, një politikë që ishte prezantuar si e vlefshme deri në vitin 2029. Por projektvendimi i ri parashikon uljen e këtij pragu, duke zgjeruar ndjeshëm numrin e subjekteve që do të detyrohen të regjistrohen në skemë.

Sipas të dhënave të paraqitura në relacion, rreth 17,516 tatimpagues të tjerë pritet të përfshihen në skemën e TVSH-së. Për këto biznese, ndryshimi do të shoqërohet me detyrime të reja për deklarimin, faturimin dhe administrimin tatimor. Në relacionin e projektvendimit argumentohet se pragu aktual prej 10 milionë lekësh është më i lartë se kufijtë minimalë të regjistrimit që aplikohen në një sërë vendesh të rajonit dhe të Bashkimit Evropian. Për këtë arsye, ulja e pragut synon formalizimin e mëtejshëm të ekonomisë, zgjerimin e bazës së tatueshme dhe përmirësimin e administrimit të TVSH-së.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Ndryshimet parashikohen në projektvendimin për disa ndryshime në vendimin nr. 953, datë 29 dhjetor 2014, për dispozitat zbatuese të ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë. Nëse propozimet miratohen dhe hyjnë në fuqi sipas parashikimeve, bizneset do të përballen me një skemë të ndryshuar tatimore, që synon rritjen e të ardhurave buxhetore dhe zgjerimin e bazës së tatueshme, por që njëkohësisht sjell detyrime shtesë për sipërmarrjen.

Projektvendimi

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 953, DATË 29.12.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DISPOZITAT ZBATUESE TË LIGJIT NR. 92/2014, ‘PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË’”, I NDRYSHUAR”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe të nenit 159 të ligjit nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 953, datë 29.12.2014, “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 92/2014, ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’”, të ndryshuar, bëhen ndryshimit si më poshtë:

Neni 1

Në nenin 11 “Përcaktimi i kufirit minimal të regjistrimit për tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH)”, pika 1, ndryshon me përmbajtjen si vijon:

“Në zbatim të nenit 117, të ligjit, kufiri minimal i regjistrimit për tatimin mbi vlerën e shtuar është qarkullimi prej 5 000 000 (pesë milionë) lekësh në një vit kalendarik .”.

Neni 2

Në nenin 11/1 “Kushtet, kriteret dhe procedurat për zbatimin e shkallës së reduktuar për furnizimin e shërbimit të akomodimit në strukturat akomoduese”, në pikën 1, bëhen ndryshimet si më poshtë:

Fjalia e parë ndryshon me këtë përmbajtje:
“Shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar, e cila aplikohet për furnizimin e shërbimit të akomodimit në strukturat akomoduese, sipas kategorive të përcaktuara në legjislacionin e fushës së turizmit, është sipas përcaktimit në nenin 49 të ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë.”

Togfjalëshat “… , në masën 6 për qind.” dhe “…, 20 për qind”, hiqen nga përmbajtja.

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Rruga Kombinat-Ndroq-Plepa, Karakaçi: 5 km deri në Pezë përfundojnë, kontrata për 9 km të tjera

Para

Buxheti 2027 kalon 10 miliardë euro, Rama: Paketë ambicioze ekonomike

Para
Buxheti 2027 kalon 10 miliardë euro, Rama: Paketë ambicioze ekonomike

Buxheti 2027 kalon 10 miliardë euro, Rama: Paketë ambicioze ekonomike

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Paketa Fiskale 2027, Dhoma Ekonomike e Gruas kërkon vlerësim të ndikimit te bizneset

Paketa Fiskale 2027, Dhoma Ekonomike e Gruas kërkon vlerësim të ndikimit te bizneset

nga Fast News
17:56 | 27/10/2026
0

Buxheti 2027 kalon 10 miliardë euro, Rama: Paketë ambicioze ekonomike

Buxheti 2027 kalon 10 miliardë euro, Rama: Paketë ambicioze ekonomike

nga Fast News
17:06 | 27/10/2026
0

Paketa fiskale 2027/ Nga 10 në 5 mln lekë, ulet pragu i TVSH-së për biznesin

Paketa fiskale 2027/ Nga 10 në 5 mln lekë, ulet pragu i TVSH-së për biznesin

nga Fast News
16:44 | 27/10/2026
0

Rruga Kombinat-Ndroq-Plepa, Karakaçi: 5 km deri në Pezë përfundojnë, kontrata për 9 km të tjera

Rruga Kombinat-Ndroq-Plepa, Karakaçi: 5 km deri në Pezë përfundojnë, kontrata për 9 km të tjera

nga Fast News
15:22 | 27/10/2026
0

Recent News

Paketa Fiskale 2027, Dhoma Ekonomike e Gruas kërkon vlerësim të ndikimit te bizneset

Paketa Fiskale 2027, Dhoma Ekonomike e Gruas kërkon vlerësim të ndikimit te bizneset

17:56 | 27/10/2026
Buxheti 2027 kalon 10 miliardë euro, Rama: Paketë ambicioze ekonomike

Buxheti 2027 kalon 10 miliardë euro, Rama: Paketë ambicioze ekonomike

17:06 | 27/10/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora