Nga Ergis Sefa
Ky vend ka patur dy herë në 30 vite shkatërrim të kapitalit. Një herë në 1992, ku fabrikat e uzinat u copëtuan dhe më pas në 1997, ku ajo që sapo kishte filluar të rindërtohej u vodh e zaptua.
Tani jemi në fazën e tretë, ku biznesi i vogël, shtylla kurrizore e ekonomisë, po digjet e shkatërrohet me preteksin se qeveria është hajdute. Në fakt, biznesi i vogël është i pari që e ka vuajtur keqqeverisjen. Tashmë duhet të durojë edhe zemërimin huligan edhe pse vetë ska lidhje me vjedhjet e qeverisë.
Ky shkatërrim i kapitalit të biznesit të vogël rrezikon ta ktjejë vendin dekada pas në terma të zhvillimit ekonomik. Ajo që është ndërtuar me mund për dekada tashmë shkatërrohet me pretekstin për një jetë më të mirë. Absurd logjik dhe moral i rremë.
Paniku dhe frika/pasiguria e të bërit biznes është dëmi i vërtetë. Qeveritë ikin e vijnë, por motorri ekonomik po u ndalua, lë pasoja reale në jetën e përditshme.







