Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Luksi po shtrenjtohet, të pasurit britanikë i kthehen produkteve të përdorura

nga Fast News
5 minutes më parë
në Bota
0
Luksi po shtrenjtohet, të pasurit britanikë i kthehen produkteve të përdorura
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kursimi është bërë kohët e fundit pjesë e frymës kombëtare në Britani, pasi presioni nga kostoja e jetesës po rëndon mbi familjet dhe zgjedhjet e konsumit që gjenerojnë më pak mbetje po kthehen në një tregues të shijes së mirë. Edhe konsumatorët me të ardhura më të larta po blejnë gjithnjë e më shumë produkte të përdorura dhe po riparojnë sendet në vend që t’i zëvendësojnë ato.

Britanikët e pasur, por kursimtarë, mund të quhen një kategori më vete. Rreth 40% e familjeve që fitojnë më shumë se 83 mijë paund (112 mijë dollarë) në vit blejnë produkte të përdorura, riparojnë sende dhe kryejnë vetë punime për përmirësimin e banesave më shpesh sesa tre vjet më parë. Këto janë të dhëna nga një sondazh i Retail Economics, i ndarë me Bloomberg News. Për krahasim, në tërësi, kjo sjellje karakterizon rreth një të tretën e familjeve. Arsyeja kryesore që personat me të ardhura të larta dhanë për ndryshimin e zakoneve të blerjes ishte kërkimi i një vlere më të mirë për paratë e shpenzuara.

“Po shohim një prirje për të blerë më pak, por produkte më cilësore, si dhe për të zgjatur ciklin e jetës së një produkti përmes riparimit dhe rishitjes së tij”, tha Anita Balchandani, partnere e lartë në McKinsey & Co., e cila drejton sektorin e konsumit dhe shitjes me pakicë të kompanisë në Britani. Ajo shtoi se zakone të tilla, si blerja e produkteve të rishitura, po kthehen gjithnjë e më shumë në një tregues të shijes së mirë për disa konsumatorë. Kjo vihet re si te personazhe të famshëm, si Zendaya dhe Dua Lipa, që veshin rroba vintage, ashtu edhe te dyqani luksoz Selfridges në Londër, i cili ofron produkte të përdorura të markave të stilistëve të njohur.

Josephine Kllokoqi, një ish-blerëse e modës luksoze që jeton në lindje të Londrës, thotë se në vitet ’90, kur ishte duke u rritur, ndihej në siklet të blinte në dyqanet e bamirësisë, ku shiten produkte të përdorura. Sot, ajo u drejtohet platformave të rishitjes sa herë që sheh diçka që i pëlqen në dyqane dhe kënaqet duke i veshur fëmijët e saj të vegjël me rroba vintage.

“Kontrolloj Vinted, kontrolloj Vestiaire Collective”, tha ajo. “Produktet kushtojnë më pak se në dyqanet tradicionale dhe janë më të mira për mjedisin.”

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Sipas një analize të Bloomberg mbi të dhënat e GfK, synimi për të kursyer te 20% e britanikëve me të ardhurat më të larta — familjet që fitojnë mbi 50 mijë paund në vit — është pothuajse dyfishuar që nga pandemia e Covid-19. Kjo rritje është dukshëm më e madhe se ajo e vërejtur te konsumatorët në tërësi. Ndërkohë, të dhënat tregojnë se dëshira e konsumatorëve të pasur për të shpenzuar shuma të mëdha për produkte me vlerë të lartë, si makinat apo bizhuteritë, ka mbetur kryesisht e pandryshuar.

Kërkesa në rritje për ripërdorimin dhe riparimin e produkteve po vihet re edhe në Richmond, një periferi e Londrës që është ndër zonat më të pasura të Britanisë.

Në ambientet e një kishe lokale funksionon Fixery, një qendër komunitare e administruar nga këshilli bashkiak, ku banorët e Richmond-it mund të shkëmbejnë rroba, të blejnë detergjentë për larjen e enëve me mbushje të përsëritshme dhe të riparojnë fshesat me korrent. Që nga hapja në mars, vullnetarët e qendrës kanë rinovuar dhjetëra pajisje elektrike, artikuj tekstili dhe biçikleta.

“Kjo e redukton ndjeshëm mbetjet dhe u jep sendeve të dashura për ne një jetëgjatësi më të madhe”, tha Elizabeth Gant, anëtare e këshillit lokal. Ajo shpjegoi se, megjithëse iniciativa është pjesë e planit të Richmond-it për të reduktuar mbetjet dhe emetimet e karbonit, kostoja e jetesës është gjithashtu një faktor i rëndësishëm. “Bëhet fjalë për të kuptuar vlerën e asaj që kemi tashmë”, tha ajo.

Laura Pemberton, një mësuese 35-vjeçare dhe nënë e dy fëmijëve, e çoi karrocën e saj të përdorur të markës Yoyo në Fixery për një riparim falas, pasi i ishte thyer njëra rrotë. Të blera të reja, karrocat e kësaj marke, të lehta dhe të palosshme, mund të kushtojnë qindra paund.

“Ato kushtojnë shumë para, prandaj e blemë të përdorur”, tha Pemberton. “Nuk duam ta zëvendësojmë, sepse na pëlqen.”

Standardi i jetesës në Britani është përkeqësuar lehtë që kur Partia Laburiste erdhi në pushtet në vitin 2024, duke shtuar presionin mbi familjet që ende po përpiqen të rikuperohen nga goditja inflacioniste pas pandemisë. Në atë periudhë, rreth një e treta e familjeve që përballeshin me vështirësi financiare planifikonin të blinin më shpesh produkte të përdorura, dyfishi i përqindjes së familjeve që konsideroheshin financiarisht të qëndrueshme, por të kujdesshme me shpenzimet.

Tashmë, familjet e të gjitha kategorive po përballen me rritjen e faturave të energjisë dhe me rritje më të vogla të pagave. Edhe pse konsumatorët më të pasur vijojnë të jenë më të gatshëm të shpenzojnë për blerje të kushtueshme, kostot për familjet me të ardhura më të larta po rriten më shpejt se ato për familjet me të ardhura më të ulëta, për herë të parë që nga fillimi i vitit 2025. Sipas të dhënave të fundit të Zyrës për Statistikat Kombëtare, kjo vjen kryesisht për shkak të kostos së karburantit, si dhe rritjes së çmimeve në restorante dhe hotele.

“Flasim për ushqimin dhe karburantin, por edhe shporta e luksit është shtrenjtuar”, tha Balchandani nga McKinsey, duke shtuar se “blerja e produkteve të përdorura ose e markave më të lira tashmë është shumë më e pranueshme nga pikëpamja sociale dhe kulturore”.

Sipas një studimi të Qendrës për Kërkime Ekonomike dhe të Biznesit, dy të tretat e konsumatorëve blenë produkte të përdorura vitin e kaluar, ndërsa shpenzimi mesatar mujor për këto produkte është më shumë se dyfishuar brenda pesë vitesh, duke arritur në 124.80 paund.

Kompania Amazon ka organizuar gjithashtu një aktivitet me ulje çmimesh për produktet e përdorura. Sipas kompanisë, konsumatorët britanikë kursyen 95 milionë paund vitin e kaluar duke blerë produkte të përdorura në vend të atyre të reja. Aktiviteti i këtij viti nisi më 1 shtator, me ulje çmimesh për artikuj të ndryshëm, përfshirë çantat e stilistëve të njohur që janë përdorur më parë.

Edhe marka të njohura të segmentit luksoz, si prodhuesi i këpucëve Church’s, në pronësi të Prada-s, kompania e bagazheve luksoze Rimowa dhe marka e artikujve prej lëkure Mulberry, po reklamojnë shërbime riparimi ose rinovimi të produkteve.

Sipas Charlotte Staerck, drejtoreshë ekzekutive e Handbag Clinic, një kompani që riparon dhe rishit çanta të markave luksoze, rritjet agresive të çmimeve nga markat luksoze pas pandemisë po i shtyjnë konsumatorët që aspirojnë të blejnë produkte të tilla drejt tregut të dorës së dytë. Disa artikuj të rinj mund të kushtojnë sot pothuajse dyfishin e çmimit që kishin në vitin 2019.

“Një dekadë më parë, ky nivel luksi ishte i arritshëm nëse punoje fort dhe kurseje”, tha ajo. “E kam ndier vërtet se sa shumë është zgjeruar ky hendek.”

Sot, biznesi i saj merr deri në 150 kërkesa në ditë nga persona që duan të shesin çantat e tyre, pothuajse dyfishi i nivelit para pandemisë. Gjithnjë e më shumë shitës po pranojnë oferta për pagesë të menjëhershme në para, edhe kur kjo nënkupton shitjen me një çmim më të ulët.

Ndërkohë, në Richmond, 78-vjeçarja Patsy Harper shkoi në Fixery për të riparuar biçikletën e saj, një dhuratë nga partneri i saj i ndjerë. Ajo po mendon tashmë për projektin e radhës të riparimit dhe ripërdorimit: të kthejë një palë perde blu dhe të verdha, të blera vite më parë në një dyqan bamirësie, në një mbulesë jorgani.

“Ajo që njerëzit hedhin është e çmendur, absolutisht e çmendur”, tha Harper. “Sidomos në zonat e pasura, njerëzit i flakin gjërat shumë shpejt, ndonëse ato mund të përshtaten ose të modifikohen lehtësisht.”/ Bloomberg

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Pagesat CASH mes bizneseve, Kosova ul limitin nga 500 në 300 euro

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Luksi po shtrenjtohet, të pasurit britanikë i kthehen produkteve të përdorura

Luksi po shtrenjtohet, të pasurit britanikë i kthehen produkteve të përdorura

nga Fast News
19:14 | 10/10/2026
0

Pagesat CASH mes bizneseve, Kosova ul limitin nga 500 në 300 euro

Pagesat CASH mes bizneseve, Kosova ul limitin nga 500 në 300 euro

nga Fast News
14:40 | 10/10/2026
0

Nga Koreja e Jugut në Kinë, 74 mijë mjete të regjistruara për herë të parë

Nga Koreja e Jugut në Kinë, 74 mijë mjete të regjistruara për herë të parë

nga Fast News
11:29 | 10/10/2026
0

Eurot në fokus, Banka e Shqipërisë blen 663.6 mln në gjashtë muaj

Eurot në fokus, Banka e Shqipërisë blen 663.6 mln në gjashtë muaj

nga Fast News
11:06 | 10/10/2026
0

Recent News

Luksi po shtrenjtohet, të pasurit britanikë i kthehen produkteve të përdorura

Luksi po shtrenjtohet, të pasurit britanikë i kthehen produkteve të përdorura

19:14 | 10/10/2026
Pagesat CASH mes bizneseve, Kosova ul limitin nga 500 në 300 euro

Pagesat CASH mes bizneseve, Kosova ul limitin nga 500 në 300 euro

14:40 | 10/10/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora