Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Akademia Botërore e Kulturës dhe Arteve nderon akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli me titullin “Doctor Honoris Causa”

nga Fast News
6 minutes më parë
në Ekonomi
0
Akademia Botërore e Kulturës dhe Arteve nderon akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli me titullin “Doctor Honoris Causa”
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Akademia Botërore e Kulturës dhe Arteve nderon me titullin Doktor Honoris Causa Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli. Në Kongresin e 45-të, Akademia Botërore për Kulturën dhe Artet (në sesionin e arteve dhe poezisë), vlerësoi me titullin Doktor Honoris Causa disa personalitete nga vende të ndryshme të botës (SHBA, Kinë, Indi, Shqipëri, Kosovë, Rumani, Izrael, Zelanda e Re, etj.) të fushave të ndryshme të shkencave, edukimit, kulturës dhe artit, ku Prof. Angjeli u nderua me titullin prestigjioz “Doctor Honoris Causa” nga Akademia Botërore e Kulturës dhe Arteve, në vlerësim të kontributit të tij akademik, shkencor dhe në edukim në fushën e shkencave humane-ekonomike, si dhe të veprimtarisë së tij të gjerë në jetën akademike e institucionale.

Ky titull mundëson njëherazi edhe anëtarësimin e Akademik Angjelit në Akademinë Botërore të Kulturës dhe Arteve. Gjithashtu, Akademik Angjeli është anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe anëtar i European Academy of Sciences and Arts, me një veprimtari të gjatë në fushën e ekonomisë, shkencës, arsimit dhe jetës publike.

Në fjalën e tij të pranimit të titullit, Akademik Angjeli e cilësoi këtë vlerësim jo vetëm si një nder personal, por mbi të gjitha si një nxitje për të vijuar kontributin në shkencë dhe për të mbështetur shkencën, kulturën, arsimin, artin, publicistikën dhe veçanërisht poezinë.

Duke iu drejtuar pjesëmarrësve, akademikëve, publicistëve, artistëve dhe poetëve të pranishëm, ai vlerësoi rolin e tyre në ruajtjen e kujtesës, identitetit dhe vlerave njerëzore, duke theksuar se veprat e tyre janë pjesë e pandashme e rrugëtimit historik dhe shpirtëror të popujve.

Në këtë kontekst, Akademik Angjeli solli në vëmendje vargjet e pavdekshme të Naim Frashërit: “Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin shqiptar.” Duke i cilësuar këto vargje si “betimin tonë poetik për identitetin tonë, për historinë tonë dhe për udhëtimin tonë në kohë”, ai nënvizoi rëndësinë e kulturës, edukimit dhe të fjalës poetike në formësimin dhe përcjelljen e identitetit kombëtar ndër breza.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Ceremonia në Prishtinë u shndërrua kështu në një moment të veçantë bashkimi mes shkencës, edukimit, kulturës, artit dhe poezisë, duke sjellë në një hapësirë të përbashkët akademikë, poetë, artistë dhe personalitete nga vende të ndryshme.

Etiketa: aktualitet
Pas

Cilat janë industritë që dominojnë ekonomitë më të mëdha të botës?

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Akademia Botërore e Kulturës dhe Arteve nderon akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli me titullin “Doctor Honoris Causa”

Akademia Botërore e Kulturës dhe Arteve nderon akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli me titullin “Doctor Honoris Causa”

nga Fast News
10:20 | 28/09/2026
0

Cilat janë industritë që dominojnë ekonomitë më të mëdha të botës?

Cilat janë industritë që dominojnë ekonomitë më të mëdha të botës?

nga Fast News
10:06 | 28/09/2026
0

Nga një ide e refuzuar nga Nike, në një markë 9 miliardë dollarëshe! Historia e “On”

Nga një ide e refuzuar nga Nike, në një markë 9 miliardë dollarëshe! Historia e “On”

nga Fast News
09:52 | 28/09/2026
0

31 dhjetori, afati i fundit për pajisjen e bizneseve me terminalin POS/POI

31 dhjetori, afati i fundit për pajisjen e bizneseve me terminalin POS/POI

nga Fast News
10:09 | 27/09/2026
0

Recent News

Akademia Botërore e Kulturës dhe Arteve nderon akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli me titullin “Doctor Honoris Causa”

Akademia Botërore e Kulturës dhe Arteve nderon akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli me titullin “Doctor Honoris Causa”

10:20 | 28/09/2026
Cilat janë industritë që dominojnë ekonomitë më të mëdha të botës?

Cilat janë industritë që dominojnë ekonomitë më të mëdha të botës?

10:06 | 28/09/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora