Shtëpitë shqiptare e kanë gjithmonë derën e hapur për miqtë. Familja mblidhet, të afërmit vijnë për vizitë, fëmijët luajnë e navigojnë online, televizori nuk fiket pothuajse asnjëherë, ndërsa telefonat dhe laptopët janë vazhdimisht të lidhur. Dhe ndërsa shtëpia mbushet me njerëz, edhe interneti duhet të jetë gati për të mirëpritur të gjithë. Pikërisht për këtë, One Albania prezanton Wi-Fi 7 me One Ultra Fiber 2.5 Gbps, një kapitull i ri i lidhjes me internetin për shtëpitë shqiptare.
Wi-Fi 7 është gjenerata më e avancuar e teknologjisë wireless, e ndërtuar për t’ju përshtatur mënyrës se si përdorim internetin sot. Ai mund të përballojë shumë pajisje të lidhura njëkohësisht, të ofrojë shpejtësi më të lartë dhe një lidhje më të qëndrueshme.
Çfarë do të thotë kjo në jetën e përditshme? Filma me cilësi të lartë, telefonata me video pa shkëputje, lojëra online me reagim më të shpejtë dhe një eksperiencë më të mirë edhe kur shumë pajisje përdorin internetin në të njëjtën kohë.
Avantazhi i Wi-Fi 7 nuk qëndron vetëm te shpejtësia. Teknologjia përdor në mënyrë më efikase kapacitetin e rrjetit, duke u dhënë pajisjeve të lidhura mundësinë të komunikojnë më mirë dhe të ruajnë një lidhje të qëndrueshme në të gjithë shtëpinë. Një profesionist mund të zhvillojë një videokonferencë, ndërsa pjesëtarët e tjerë të familjes vazhdojnë të përdorin internetin. Një biznes mund të lidhë më shumë pajisje në të njëjtin rrjet. Kamerat, sistemet inteligjente dhe pajisjet e tjera mund të funksionojnë paralelisht, pa ndikuar eksperiencën e asnjë përdoruesi.
Një nga risitë e gjeneratës më të re të lidhjes wireless është aftësia për të përdorur në mënyrë më inteligjente lidhjet e disponueshme Wi-Fi. Në vend që pajisja të mbështetet vetëm te një mundësi lidhjeje, Wi-Fi 7 mund ta shpërndajë ‘trafikun’ e rrjetit në mënyrë më efikase, duke ndihmuar që lidhja të mbetet e shpejtë dhe e qëndrueshme.
Në shtëpitë shqiptare, përherë gjendet vend për një karrige më shumë. Me Wi-Fi 7 dhe One Ultra Fiber 2.5 Gbps, One Albania sjell një lidhje të menduar për shtëpitë ku gjithmonë ka lëvizje, njerëz që hyjnë e dalin dhe, shpesh, një vizitor më shumë nga sa ishte planifikuar. Sepse me Wi-Fi 7 të gjithë të qëndrojnë të lidhur, edhe kur shtëpia është plot.







