Shqipëria ka ndryshuar kahun e shkëmbimeve tregtare me vendet e Bashkimit Eurpian. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave flasin për një rënie të volumit të përgjithshëm me destinacion nga këto zona. Por eksportet janë në rritje, ndërsa importet në rënie.
Sipas INSTAT-it, në gusht shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së arritën në 46,2 %, të gjithë tregtisë. Ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më parë ato vlerësoheshin në 48.4% të totalit të tregtisë. Në Gusht 2026, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 63,1 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 41,6 %, të importeve gjithsej.
Të dhënat e detajuara tregojnë se në këtë periudhë, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me gushtin 2025 janë: Italia (5,0 %), Kosova (1,5 %), etj. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rënien më të madhe, janë: Turqia (54,1 %), Maqedonia e Veriut (5,6 %), etj. Në muajin Gusht 2026, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të importeve, në krahasim me Gusht 2025 janë: Italia (2,2 %), Kina (16,9 %), etj. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rënien më të madhe, janë: Greqia (3,4 %), Gjermania (3,6 %), etj.








