Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Bonus-Malus në fuqi, ja pyetjet më të shpeshta që bëjnë qytetarët për sigurimin e makinave

nga Fast News
19 minutes më parë
në Ekonomi
0
Bonus-Malus në fuqi, ja pyetjet më të shpeshta që bëjnë qytetarët për sigurimin e makinave
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga 1 janari i këtij viti, në fuqi ka hyrë sistemi Bonus-Malus në sigurimin e automjteve. Kjo do të thotë se primi i sigurimit që paguan cdo drejtues mjeti përcaktohet nga historiku i tij. Kush ka bërë aksidente paguan më shtrenjtë dhe e kundërta. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka dhënë përgjigje për pyetjet më të shpeshta që bëjnë qytetarët lidhur me sistemin Bonus-Malus.

 Pse më shfaqet statusi “Malus”, kur unë me mjetin tim nuk kam shkaktuar aksident por një person tjetër që ka patur në përdorim mjetin tim?

Nëse automjetin tuaj ia keni dhënë në përdorim një personi tjetër dhe ai ka shkaktuar aksident me këtë mjet, dëmi i raportuar përfshihet edhe në historikun tuaj të dëmeve si policëmbajtës/pronar i mjetit.

Për këtë arsye, kur për mjetin e siguruar në emrin tuaj raportohet një dëm, ky dëm ndikon në klasifikimin tuaj në sistemin Bonus-Malus. Si pasojë, ju klasifikoheni me statusin “Malus” dhe kjo ndikon në primin e sigurimit.

Nëse kam disa mjete në pronësi dhe kam bërë aksident vetëm me njërën, si klasifikohem për mjetet e tjera?

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Sistemi Bonus-Malus bazohet në historikun e dëmeve të policëmbajtësit, pra në historikun tuaj si person që lidh kontratën e sigurimit, dhe jo vetëm në historikun e një mjeti të caktuar.

Historiku i dëmeve është një faktor që lidhet me personin, ashtu si mosha apo eksperienca në drejtimin e mjetit. Për këtë arsye, nëse keni disa mjete në pronësi dhe për njërën prej tyre është raportuar një dëm, ky historik merret parasysh edhe në vlerën e primit për policat e sigurimit të mjeteve të tjera në pronësinë tuaj.

Po nëse shkaktar i aksidentit është një person tjetër me mjetin tim, si klasifikohem për mjetet e tjera që kam në pronësi?

Nëse një person tjetër shkakton aksident me mjetin tuaj, dëmi i raportuar për këtë aksident merret në konsideratë edhe në historikun tuaj të dëmeve si policëmbajtës/pronar i mjetit.

Për këtë arsye, përveç personit që ka shkaktuar aksidentin, edhe ju klasifikoheni në statusin “Malus”, pasi dëmi lidhet me mjetin e siguruar në emrin tuaj.

Nëse keni edhe mjete të tjera në pronësi, ky historik dëmesh merret parasysh edhe gjatë sigurimit të tyre. Si pasojë, klasifikimi në statusin “Malus” ndikon edhe në primin e sigurimit për mjetet e tjera.

Kam shitur mjetin, por më shfaqet statusi “Malus” për një aksident të shkaktuar nga blerësi pas shitjes së mjetit. Çfarë duhet të bëj?

Kjo situatë mund të ndodhë kur, pas shitjes së mjetit, ndryshimi i pronësisë nuk deklarohet pranë shoqërisë së sigurimit ku mjeti është i siguruar dhe për pasojë, polica vijon të figurojë në emrin tuaj si pronar i mëparshëm. Në këtë rast, një dëm i shkaktuar pas shitjes së mjetit mund të regjistrohet në historikun e dëmeve tuaja, pasi polica e sigurimit vijon të jetë në emrin tuaj si pronar.

Nëse konstatoni një rast të tillë, duhet t’i drejtoheni fillimisht shoqërisë së sigurimit, duke kërkuar verifikimin e të dhënave dhe korrigjimin e historikut të dëmeve, duke paraqitur dokumentacionin që provon shitjen e mjetit. Nëse nuk merrni përgjigje ose nuk jeni dakord me përgjigjen e dhënë, mund t’i drejtoheni Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në adresën: [email protected] ose [email protected]

Si mund ta shmang këtë situatë pas shitjes së mjetit?

Pas shitjes së mjetit, ndryshimi i pronësisë duhet të deklarohet menjëherë pranë shoqërisë së sigurimit ku mjeti është i siguruar.

  • Blerësi duhet të njoftojë shoqërinë e sigurimit dhe të kërkojë pajisjen me dublikatë të kontratës së sigurimit TPL në emër të tij, si pronar i ri i mjetit.
  • Shitësi duhet të sigurohet që blerësi e ka kryer këtë veprim. Nëse blerësi nuk e ka deklaruar ndryshimin, shitësi duhet ta njoftojë vetë shoqërinë e sigurimit për shitjen e mjetit, duke paraqitur dokumentacionin që provon kalimin e pronësisë.
  • Si duhet të veproj nëse një dëm është regjistruar gabimisht në emrin tim?

Nëse një dëm është regjistruar gabimisht në emrin tuaj, për shkak të një gabimi në raportim, si p.sh. emri i njëjtë, numri identifikimi, targe ose të dhëna të tjera, duhet fillimisht t’i drejtoheni shoqërisë së sigurimit që ka raportuar dëmin.

Shoqëria e sigurimit do të kryejë verifikimet përkatëse në dosjen e dëmit dhe në të dhënat e raportuara në sistemin elektronik të administrimit të dëmeve. Nëse konstatohet se dëmi është regjistruar gabimisht, shoqëria ka detyrimin të korrigjojë të dhënat e raportuara, në mënyrë që historiku juaj i dëmeve të pasqyrojnë saktë situatën reale.

Nëse nuk merrni përgjigje nga shoqëria e sigurimit, ose nuk jeni dakord me përgjigjen e dhënë, mund t’i drejtoheni Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në adresën: [email protected] ose [email protected]

Etiketa: aktualitet
Pas

Kontrollet mbi emigracionin, SHBA pezullon intervistat për viza në mbarë botën

Para

Shqipëria dhe Britania firmosin marrëveshjen e parë në rajon për ndarjen e pasurive të krimit dhe drogës

Para
Shqipëria dhe Britania firmosin marrëveshjen e parë në rajon për ndarjen e pasurive të krimit dhe drogës

Shqipëria dhe Britania firmosin marrëveshjen e parë në rajon për ndarjen e pasurive të krimit dhe drogës

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Shqipëria dhe Britania firmosin marrëveshjen e parë në rajon për ndarjen e pasurive të krimit dhe drogës

Shqipëria dhe Britania firmosin marrëveshjen e parë në rajon për ndarjen e pasurive të krimit dhe drogës

nga Fast News
16:20 | 26/08/2026
0

Bonus-Malus në fuqi, ja pyetjet më të shpeshta që bëjnë qytetarët për sigurimin e makinave

Bonus-Malus në fuqi, ja pyetjet më të shpeshta që bëjnë qytetarët për sigurimin e makinave

nga Fast News
16:13 | 26/08/2026
0

Kontrollet mbi emigracionin, SHBA pezullon intervistat për viza në mbarë botën

Kontrollet mbi emigracionin, SHBA pezullon intervistat për viza në mbarë botën

nga Fast News
15:29 | 26/08/2026
0

Dieta e një Presidenti, ja çfarë përmban ajo

Dieta e një Presidenti, ja çfarë përmban ajo

nga Fast News
15:23 | 26/08/2026
0

Recent News

Shqipëria dhe Britania firmosin marrëveshjen e parë në rajon për ndarjen e pasurive të krimit dhe drogës

Shqipëria dhe Britania firmosin marrëveshjen e parë në rajon për ndarjen e pasurive të krimit dhe drogës

16:20 | 26/08/2026
Bonus-Malus në fuqi, ja pyetjet më të shpeshta që bëjnë qytetarët për sigurimin e makinave

Bonus-Malus në fuqi, ja pyetjet më të shpeshta që bëjnë qytetarët për sigurimin e makinave

16:13 | 26/08/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora