Vlerësohet ne 7 milionë numri i turistëve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri nga janari deri në korrik të këtij viti. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave flasin për një rritje të numrit të turistëve të huaj me rritje 427 mijë kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë ose me 6.5%.
Statistikat tregojnë se numri më i madh i turistëve kanë ardhur nga Evropa, më saktësisht 6.5 milionë në total. Evropa Jugore kontribuon me 64 % dhe Evropa Qëndrore / Lindore me 13 % të hyrjeve nga Evropa. Në vend të dytë renditen turistët nga Amerika e më pas edhe nga kontinentet e tjerë.
Sipas INSTAT-it, qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 99 % të rasteve është për qëllime personale. Në korrik 2026, ky tregues ka shënuar një rritje me 7,3 %, krahasuar me Korrik 2025. Hyrjet e shtetasve të huaj, për qëllime biznesi dhe profesionale kanë rënë me 8,9 %.










