Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Rriten kostot e huamarrjes në Evropë, çfarë do të thotë kjo për kreditë dhe familjet

nga Fast News
4 minutes më parë
në Lifestyle
0
Rriten kostot e huamarrjes në Evropë, çfarë do të thotë kjo për kreditë dhe familjet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kostot e huamarrjes në Evropë po rriten, duke nisur të reflektohen në normat e kredive hipotekore në disa prej ekonomive më të mëdha të kontinentit. Në planin afatgjatë, rritja e yield-eve të obligacioneve shtetërore pritet të shtojë edhe kostot që qeveritë paguajnë për shërbimin e borxhit.

Presioni në tregjet evropiane të obligacioneve mund të duket si një zhvillim larg financave të përditshme të familjeve, por pasojat mund të shtrihen te kostoja e hipotekave dhe kredive të tjera, si edhe te aftësia e qeverive për të financuar shërbimet publike dhe investimet.

Normat e hipotekave kanë nisur të rriten në Gjermani dhe Itali. Edhe pse lidhja mes yield-eve të obligacioneve shtetërore dhe kredive hipotekore ndryshon nga një vend në tjetrin, kostot më të larta të huamarrjes së shteteve zakonisht ushtrojnë presion në rritje edhe mbi kostot e financimit të sektorit privat.

Pse po rriten yield-et?

Obligacionet e qeverive evropiane janë përballur me presion të fortë shitjeje gjatë kësaj jave. Yield-i i obligacionit francez 10-vjeçar ka arritur nivelin më të lartë në 17 vjet, ndërsa yield-i i obligacionit gjerman 10-vjeçar ka prekur nivelin më të lartë që nga viti 2011.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Më 20 gusht, yield-i 10-vjeçar i Francës ishte mbi 4.10%, më i larti në eurozonë. Në Itali ishte rreth 4.06%, në Spanjë 3.69%, ndërsa yield-i i obligacionit gjerman 10-vjeçar ishte pak mbi 3.25%.

Një prej faktorëve kryesorë është rritja e pritshmërive për inflacionin, e lidhur me çmimet e energjisë. Shpresat për një zgjidhje të shpejtë të konfliktit në Iran janë zbehur, duke ushtruar presion në rritje mbi çmimet e naftës dhe gazit.

Çmimet evropiane të gazit natyror janë më shumë se dyfishuar që nga fillimi i vitit. Kontratat e gazit holandez TTF, referenca kryesore për Evropën, janë rritur nga 29 euro në 63.80 euro për megavat-orë deri më 20 gusht.

Rritja e kostove të energjisë ushqen pritshmëritë për inflacion më të lartë dhe, rrjedhimisht, mund të shtojë presionin mbi Bankën Qendrore Evropiane për politika monetare më shtrënguese.

Hipotekat, efekti më i shpejtë

Ndikimi më i drejtpërdrejtë për konsumatorët pritet të jetë te kreditë hipotekore, megjithëse ritmi dhe përmasat e rritjes ndryshojnë sipas vendit.

Në Gjermani, normat e hipotekave janë të lidhura ngushtë me yield-et e obligacioneve gjermane. Ndërmjetësi i kredive hipotekore Interhyp parashikon që normat fikse për 20 vjet të rriten me rreth 7 pikë bazë gjatë javës në vijim, nga një mesatare prej 4.32%.

Në Francë, rritja e yield-eve të obligacioneve nuk është transmetuar ende në mënyrë të ndjeshme te kreditë hipotekore. Normat për një kredi 20-vjeçare janë aktualisht rreth 3-3.5%, ndërsa një nga ndërmjetësit kryesorë raporton një mesatare prej 3.31%.

Megjithatë, nëse presioni mbi yield-et vazhdon dhe inflacioni mbetet i lartë, rritja e normave të interesit nga BQE mund të shoqërohet me rritje të kostos së hipotekave.

Në Itali, tregu ka nisur të tregojë shenja të rishikimit të normave. Norma mesatare për hipotekat fikse 20-vjeçare ishte rreth 3.50% më 18 gusht, ndërsa disa banka të vogla kanë rritur tashmë interesat.

Në Spanjë, kreditë hipotekore ndikohen më drejtpërdrejt nga normat e BQE-së. Të dhënat e fundit tregojnë se norma mesatare për hipotekat me interes fiks të nënshkruara në maj ishte 2.96%.

Nëse BQE vendos të rrisë normat në një prej mbledhjeve të ardhshme, në shtator ose tetor, pritet që edhe kreditë hipotekore të shtrenjtohen. Megjithatë, ndikimi mund të jetë gradual dhe i ndryshëm nga një bankë në tjetrën.

Efekti më i ngadaltë: kostoja e borxhit publik

Rritja e yield-eve nuk ndikon menjëherë në të gjithë borxhin publik. Obligacionet ekzistuese vazhdojnë të paguajnë interesin e përcaktuar në momentin e emetimit deri në maturim. Kostoja rritet kur shtetet rifinancojnë borxhin që maturohet ose marrin hua të reja me normat aktuale të tregut.

Ekonomitë kryesore të Evropës kanë nivele të larta borxhi. Sipas FMN-së, në vitin 2025 Franca kishte stokun më të madh të borxhit mes katër ekonomive kryesore, rreth 3.3 trilionë euro, e ndjekur nga Italia me rreth 3 trilionë euro, Gjermania me 2.7 trilionë euro dhe Spanja me 1.6 trilionë euro.

Sa më gjatë të qëndrojnë yield-et në nivele të larta, aq më e madhe do të jetë pjesa e borxhit që duhet të rifinancohet me interesa më të shtrenjta. Kjo do të rrisë gradualisht faturën e interesave për qeveritë.

Italia dhe Franca konsiderohen më të ekspozuara ndaj këtij presioni. Italia ka një raport më të lartë borxh/PBB, por deficit më të ulët dhe një histori të suficiteve primare. Franca, nga ana tjetër, përballet me deficit më të lartë dhe pasiguri politike lidhur me mënyrën e konsolidimit të financave publike.

Rritja e shpenzimeve për interesa nuk nënkupton automatikisht rritje të taksave. Megjithatë, një pjesë më e madhe e të ardhurave publike do të duhet të përdoret për shërbimin e borxhit, duke kufizuar hapësirën për investime, shërbime publike, përfitime sociale ose ulje taksash.

Rreziku më i madh shfaqet nëse investitorët kërkojnë interesa gjithnjë e më të larta jo për shkak të rritjes ekonomike apo inflacionit, por sepse dyshojnë në aftësinë e një qeverie për të kontrolluar borxhin. Në këtë rast krijohet një cikël negativ: primet e rrezikut rrisin kostot e interesit, përkeqësojnë financat publike dhe mund t’i shtyjnë investitorët të kërkojnë interesa edhe më të larta.

Euronews

Etiketa: aktualitet
Pas

Bizneset e vogla përballen me mungesë talentesh: Kandidatë ka, por jo me aftësitë e duhura

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Rriten kostot e huamarrjes në Evropë, çfarë do të thotë kjo për kreditë dhe familjet

Rriten kostot e huamarrjes në Evropë, çfarë do të thotë kjo për kreditë dhe familjet

nga Fast News
10:48 | 21/08/2026
0

Bizneset e vogla përballen me mungesë talentesh: Kandidatë ka, por jo me aftësitë e duhura

Bizneset e vogla përballen me mungesë talentesh: Kandidatë ka, por jo me aftësitë e duhura

nga Fast News
15:06 | 20/08/2026
0

Ligji i faljes, shuhen 410 mln euro detyrime në Tatime, përfituan 204 mijë biznese

Ligji i faljes, shuhen 410 mln euro detyrime në Tatime, përfituan 204 mijë biznese

nga Fast News
15:05 | 20/08/2026
0

Dy javë leje, por sa ditë pushon vërtet? 6 fazat e pushimeve

Dy javë leje, por sa ditë pushon vërtet? 6 fazat e pushimeve

nga Fast News
15:04 | 20/08/2026
0

Recent News

Rriten kostot e huamarrjes në Evropë, çfarë do të thotë kjo për kreditë dhe familjet

Rriten kostot e huamarrjes në Evropë, çfarë do të thotë kjo për kreditë dhe familjet

10:48 | 21/08/2026
Bizneset e vogla përballen me mungesë talentesh: Kandidatë ka, por jo me aftësitë e duhura

Bizneset e vogla përballen me mungesë talentesh: Kandidatë ka, por jo me aftësitë e duhura

15:06 | 20/08/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora