Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Rritja e çmimeve në korrik, ekspertët: Ndikim i sezonit turistik

nga Fast News
2 hours më parë
në Ekonomi
0
Rritja e çmimeve në korrik, ekspertët: Ndikim i sezonit turistik
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në korrik çmimet e produkteve të konsumit të përditshëm u rritën dhe inflacioni, treguesi që mat koston e jetesës në vend arriti në 3.4%, duke shënuar një rritje prej 0.9% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Kjo rritje erdhi kryesisht nga tre grupe: çmimet e produkteve ushqimore, transporti dhe qiratë.

Por a është kjo ecuri që lidhet me sezonin turistik? Kjo duke pasur parasysh se korriku është kulmi i sezonit, me numrin e madh të turistëve të huaj dhe emigrantëve që kthehen në atdhe për pushime. Rrjedhimisht, kjo çon në rritje të kërkesës për produkte ushqimore, për karburante, që është lënda bazë e transportit, si dhe për akomodim, duke ushtruar presion në rritjen e çmimeve.

“Zhvillimi i turizmit nuk ka ndikuar vetëm në rritjen e vetvetes, por edhe në rritjen e sektorëve të tjerë që kanë lidhje direkte dhe indirekte me turizmin. Shqipëria, për shkak të diversitetit turistik, është kthyer e tëra në një atraksion turistik duke zhvilluar ekonominë lokale. E parë në aspektin mikro, ky sektor ka ndikuar edhe në rritjen e punësimit dhe zhvillimit të bizneseve të vogla, duke krijuar një stabilitet financiar në buxhetet familjare. I gjithë ky zhvillim ka ndikuar në rritjen e fuqisë blerëse nga turistët, por edhe nga vetë qytetarët shqiptarë për shkak të rritjes së të ardhurave të disponueshme. Rritja e fuqisë blerëse ka shkaktuar një rritje të lehtë të çmimeve, por kjo rritje është financiarisht e shëndetshme”, shprehet Romina Radonshiqi, eksperte për ekonominë.

Romina Radonshiqi

Ndërsa Eduard Gjokutaj, drejtues i qendrës studimore ALTAX argumenton se rritja e çmimeve në Shqipëri ndihet edhe më shumë, për shkak të mungesës së mekanizmave konkurrues në treg.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

“Korriku shënon kulmin e sezonit turistik. Kërkesa e lartë për akomodim, transport, restorante dhe shërbime argëtimi shtyn çmimet lart. Në një ekonomi ku sektori prodhues është i dobët dhe shërbimet (veçanërisht turizmi dhe tregtia) dominohen, kjo kërkesë e përkohshme gjen hapësirë më të madhe për rritje çmimesh. Qiratë e banesave dhe dhomave të pushimit, shpesh në treg informal, reagojnë shpejt ndaj fluksit të turistëve. Transporti ndikohet nga lëvizja e madhe e njerëzve, ndërsa ushqimet e freskëta përballen me presione të përkohshme. Kjo është prirje e përsëritur çdo verë, por intensiteti i saj në Shqipëri lidhet edhe me mungesën e mekanizmave konkurrues që do ta zbutnin”, shprehet Gjokutaj.

Ekspertët e ekonomisë shpjegojnë se rritja e çmimeve dhe shtrenjtimi i kostos së jetesës gjatë verës ndodh edhe në vendet e tjera, kryesisht aty ku turizmi është i zhvilluar.

Eduard Gjokutaj

“Në vende të Evropës Jugore dhe Ballkanit (Greqi, Itali, Kroaci, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut etj). inflacioni shfaq rritje sezionale gjatë verës për të njëjtat arsye: turizmi rrit kërkesën për strehim, ushqim dhe transport. Në Eurozonë dhe BE, çmimet e shërbimeve të lidhura me turizmin dhe energjinë shpesh rriten në korrik-gusht. Diferenca qëndron në shkallën: në ekonomi me strukturë më prodhuese dhe konkurrencë më të fortë, efektet sezionale zakonisht zbuten më shpejt. Në Shqipëri, kombinimi i informalitetit, konkurrencës së kufizuar dhe varësisë nga importet e bën këtë model më të theksuar”, thotë Gjokutaj.

“Rritja e çmimeve në muajin korrik është një   fenomen normal, sidomos në vende ku turizmi është i zhvilluar. Gjithashtu, duhet theksuar fakti që muaji korrik është muaji që individët pushojnë dhe shpenzojnë para, pasi përkojnë pushimet vjetore, gjë që rrit kërkesën për mallra dhe shërbime në të gjithë vendin”, argumenton Romina Radonshiqi.

Rritja e inflacionit është konsideruar një dukuri kalimtare edhe nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë, institucioni që me ligj ka detyrimin e monitorimit të këtij treguesi.

“Inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi një nivel mesatar prej 3.0% në tremujorin e dytë të vitit, duke ardhur në rritje nga vlera e tremujorit paraardhës. Megjithatë, rritja e inflacionit në vend ka qenë e përmbajtur dhe ky tregues vijon të jetë në linjë me pritjet tona. Kjo ecuri u diktua si nga ecuria e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, në ngjashmëri me zhvillimet në ekonomitë partnere, ashtu dhe nga niveli i lartë dhe e i qëndrueshëm i kërkesës agregate në vend. Megjithatë, duke përjashtuar inflacionin e lartë të qirave, inflacion, i cili pritet të ketë natyrë kalimtare, presionet e brendshme mbeten në linjë me objektivin tonë të stabilitetit të çmimeve”, u shpreh guvernatori një javë më parë.

Banka e Shqipërisë ka parashikuar një objektiv prej 3% të inflacionit për këtë vit, nivel që pritet të arrihet, në rast të mosmaterializimit të risqeve që lidhen kryesisht me situatën gjeopolitike dhe konfliktet globale.

Etiketa: aktualitet
Pas

Rreziku demografik, numri i lindjeve në rënie edhe në tremujorin ne dytë të 2026

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Rritja e çmimeve në korrik, ekspertët: Ndikim i sezonit turistik

Rritja e çmimeve në korrik, ekspertët: Ndikim i sezonit turistik

nga Fast News
16:35 | 11/08/2026
0

Rreziku demografik, numri i lindjeve në rënie edhe në tremujorin ne dytë të 2026

Rreziku demografik, numri i lindjeve në rënie edhe në tremujorin ne dytë të 2026

nga Fast News
11:21 | 11/08/2026
0

Televizionet që kanë fondet më të larta të pagave, sa paguhen mesatarisht gazetarët e TV

Televizionet që kanë fondet më të larta të pagave, sa paguhen mesatarisht gazetarët e TV

nga Fast News
11:10 | 11/08/2026
0

Ndryshimet në kodin rrugor, ja kur hiqet patenta përjetësisht

Ndryshimet në kodin rrugor, ja kur hiqet patenta përjetësisht

nga Fast News
12:31 | 10/08/2026
0

Recent News

Rritja e çmimeve në korrik, ekspertët: Ndikim i sezonit turistik

Rritja e çmimeve në korrik, ekspertët: Ndikim i sezonit turistik

16:35 | 11/08/2026
Rreziku demografik, numri i lindjeve në rënie edhe në tremujorin ne dytë të 2026

Rreziku demografik, numri i lindjeve në rënie edhe në tremujorin ne dytë të 2026

11:21 | 11/08/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora