Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

84 mijë lekë mesatarja, 40 mijë lekë realiteti; një në tetë punonjës me pagë minimale

nga Fast News
2 hours më parë
në Finance
0
84 mijë lekë mesatarja, 40 mijë lekë realiteti; një në tetë punonjës me pagë minimale
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Paga mesatare mujore bruto në Shqipëri arriti në 84.112 lekë në vitin 2025, duke shënuar rritje prej 8,6% krahasuar me vitin e mëparshëm. Në pamje të parë, kjo është lajm i mirë. Por lexuar kundrejt strukturës reale të tregut të punës, kjo shifër fsheh më shumë se sa zbulon.

Rritja e pagës nominale prej 8,6% është e konsiderueshme. Megjithatë, inflacioni ka gërryer një pjesë të rëndësishme të kësaj rritjeje dhe kur 12,6% e punonjësve me pagë marrin ende një pagë deri në nivelin minimal zyrtar prej 40.000 lekësh, bëhet e qartë se rritja nuk ka arritur në shtresat e poshtme të piramidës së rrogave. Ky është profili i një tregu pune me polarizim të thellë: segmenti i sipërm rritet me ritme të shpejta, ndërkohë që gati 1 në 8 punonjës mbetet në pagën minimale.

Sektori financiar dhe i sigurimeve ofron pagën mesatare më të lartë, 160.772 lekë, pothuajse trefishi i pagës mesatare kombëtare. Më tej renditen teknologjia e informacionit me 127.439 lekë dhe administrata publike me 100.107 lekë. Në skajin tjetër të tabelës gjenden bujqësia me 55.514 lekë dhe tregtia me shumicë e transporti me 68.808 lekë; sektorë ku punojnë mbi 40% e të punësuarve gjithsej. Kjo ndarje e thellë sektoriale nuk është thjesht çështje statistike: ajo pasqyron strukturën dyshpeshore të ekonomisë shqiptare, ku një ekonomi moderne dhe një ekonomi tradicionale bashkëjetojnë pa u integruar.

Hendeku gjinor në paga, megjithëse ka rënë me 0,3 pikë përqindje, mbetet 4,6% dhe kjo mesatare kombëtare nuk ështtë kudo njëlloj. Në sektorin industrial dhe nxjerrës, hendeku arrin 25,4%, ndërkohë që tek punonjësit e shitjeve dhe shërbimeve shkon deri në 23,6%. Janë pikërisht sektorët me paga të ulëta ata ku femrat janë të mbipërfaqësuara dhe ku pabarazia e pagës është më e theksuar. Kursi i ngushtimit të hendekut me ritmin aktual,  0,3% në vit  do të kërkojë dekada për të arritur barazi reale.
Struktura e punësimit ofron kontekst të mëtejshëm.

Vetëm 48% e të punësuarve janë të punësuar me pagë, forma e punësimit që siguron mbrojtje sociale, sigurime dhe transparencë fiskale. 30,9% janë të vetëpunësuar dhe 21,1% janë punëtorë pa pagesë në biznesin familjar, një kategori e pamatshme plotësisht në terma produktiviteti. Ky profil i punësimit ku shumicën e punonjësve nuk e mbulon plotësisht sistemi i kontributeve ka implikime direkte mbi qëndrueshmërinë e financave publike dhe pensioneve.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Papunësia ka rënë lehtë, nga 8,5% në 8,4%, por mbeten dy sinjale shqetësuese. Papunësia e të rinjve 15–24 vjeç qëndron në 21,5%, ndërkohë që 20,1% e të rinjve 15–29 vjeç nuk janë as të punësuar, as në shkollë, as në trajnim; kategoria e njohur si NEET. Ky është rezervuari i talentit të humbur, kostoja e padukshme e ekonomisë: brezat që kalojnë tranzicionin shkollë–punë me vështirësi strukturore, jo thjesht ciklike.

Pabarazia rajonale mbetet e theksuar. Tirana dhe Durrësi ofrojnë pagat dhe mundësitë kryesore; Lezha, Kuksi dhe Elbasani vuajnë nga papunësia e lartë dhe pagat që mbeten nën mesataren kombëtare. Elbasani shënon rritje shqetësuese të papunësisë femërore; nga 18,5% në 25%, shifra që nuk mund të kalojë pa u vërejtur.

Çfarë tregojnë të gjitha këto bashkë? Tregu i punës shqiptar po rritet, por po rritet në mënyrë të pabarabartë, me thellim të segmentimit sektorial, rajonale dhe gjinor. Rritja e pagës nominale prej 8,6% duket mbresëlënëse, por ajo ndodh mbi një bazë të hollë: gati një e pesta e fuqisë punëtore mbetet jashtë ekonomisë formale, papunësia strukturore e të rinjve nuk zgjidhet me rritje ciklike dhe hendeku rajonal vazhdon të thellohet./Business Mag

Etiketa: aktualitet
Pas

Pavarësisht “Diellës” apo “Yllit”, gati 40 mijë të punësuar në bashki, 2-fish më tepër se në 2014

Para

Njerëzit e suksesshëm s’i bëjnë këto 10 gjëra

Para
Njerëzit e suksesshëm s’i bëjnë këto 10 gjëra

Njerëzit e suksesshëm s’i bëjnë këto 10 gjëra

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Njerëzit e suksesshëm s’i bëjnë këto 10 gjëra

Njerëzit e suksesshëm s’i bëjnë këto 10 gjëra

nga Fast News
10:00 | 24/06/2026
0

84 mijë lekë mesatarja, 40 mijë lekë realiteti; një në tetë punonjës me pagë minimale

84 mijë lekë mesatarja, 40 mijë lekë realiteti; një në tetë punonjës me pagë minimale

nga Fast News
09:30 | 24/06/2026
0

Pavarësisht “Diellës” apo “Yllit”, gati 40 mijë të punësuar në bashki, 2-fish më tepër se në 2014

Pavarësisht “Diellës” apo “Yllit”, gati 40 mijë të punësuar në bashki, 2-fish më tepër se në 2014

nga Fast News
08:58 | 24/06/2026
0

Dhoma Amerikano-Ballkanike e Tregtisë forcon lidhjet ekonomike mes SHBA-së dhe Ballkanit në New York

Dhoma Amerikano-Ballkanike e Tregtisë forcon lidhjet ekonomike mes SHBA-së dhe Ballkanit në New York

nga Fast News
08:48 | 24/06/2026
0

Recent News

Njerëzit e suksesshëm s’i bëjnë këto 10 gjëra

Njerëzit e suksesshëm s’i bëjnë këto 10 gjëra

10:00 | 24/06/2026
84 mijë lekë mesatarja, 40 mijë lekë realiteti; një në tetë punonjës me pagë minimale

84 mijë lekë mesatarja, 40 mijë lekë realiteti; një në tetë punonjës me pagë minimale

09:30 | 24/06/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora