Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Ç’është Tregu i Përbashkët Evropian dhe a mund t’i bashkohet Kosova?

nga Fast News
1 hour më parë
në Ekonomi
0
Ç’është Tregu i Përbashkët Evropian dhe a mund t’i bashkohet Kosova?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova dhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor morën një lajm shpresëdhënës këtë javë, kur disa vende të Bashkimit Evropian (BE) dolën me një nismë për futjen e tyre në Tregun e Përbashkët Evropian, për t’i shtyrë përpara në rrugën e tyre drejt anëtarësimit të plotë në BE.

Çfarë e bën këtë nismë më serioze, sipas ekspertëve me të cilët foli Radio Evropa e Lirë, është gatishmëria e udhëheqësit të njërit prej vendeve kryesore të BE-së, kancelarit gjerman Friedrich Merz, për ta çuar përpara atë.

Në një dokument jopublik, dërguar vendeve anëtare, Austria, Çekia, Italia, Sllovakia dhe Sllovenia propozuan që vendet e Ballkanit Perëndimor të futen gradualisht në Tregun e Përbashkët, duke besuar se kjo do ta ruante vrullin në procesin e zgjerimit të BE-së, dhe do t’i nxiste këto vende ta përshpejtojnë përmbushjen e reformave, përcjell A2.

Tregu i Përbashkët Evropian është hapësirë, e përbërë kryesisht nga 27 vende anëtare të BE-së, që mundëson lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve, pa rregullore kufitare ose tarifa doganore.

Pse propozimi i përshtatet Kosovës
Nuk dihet nëse ky propozim do ta gëzojë mbështetjen e tërë bllokut, por ai duket ta ketë përkrahjen e një udhëheqësi të rëndësishëm, si Merz i Gjermanisë.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Toby Vogel, analist në Këshillin për Demokratizimin e Politikave në Bruksel, thotë për Radion Evropa e Lirë se, megjithëse propozime të tilla ka pasur edhe në të kaluarën, ky i tanishmi ka dy gjëra të reja me rëndësi: përparimi i Ukrainës në reforma dhe mbështetja e Merzit.

“Pra, nëse shikoni vendet e Ballkanit Perëndimor, shumica e tyre kanë ngecur në aspektin e reformave të qeverisjes, sundimit të ligjit e kështu me radhë. Ukraina ka bërë përparim të madh”, thekson Vogel.

Merz i ka dhënë “peshën e saj politike kësaj nisme”, thotë Vogel, dhe “nëse Merz vërtet do ta shtyjë përpara këtë, atëherë për herë të parë në shumë vite, do të kishim një lloj mbështetësi të fortë, një kampion të zgjerimit brenda BE-së”.

Në një letër drejtuar liderëve të BE-së, më 21 maj, Merz propozoi që vendet e Ballkanit Perëndimor të kenë qasje të privilegjuar në Tregun e Përbashkët, si dhe lidhje më të ngushta me institucionet e BE-së në procesin e vendimmarrjes.

Ai propozoi t’u jepet atyre statusi i vëzhguesit në BE, ndërsa Ukrainës statusi i anëtares së asociuar, pa të drejtë vote, për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit të plotë të tyre.

Kryenegociatori i Kosovës me BE-në, Jeton Zulfaj, nuk deshi të komentonte propozimet, kur u kontaktua nga Radio Evropa e Lirë.

Nga të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria dhe Mali i Zi vlerësohet se kanë përparuar dukshëm në rrugën drejt anëtarësimit në BE, dhe janë në bisedime aktive. Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina kanë statusin e vendit kandidat.

Kjo e lë Kosovën si vendin e vetëm nga rajoni pa statusin e vendit kandidat, rreth katër vjet pasi aplikoi.

Vogel beson, tani për tani, se për Kosovën një lloj integrimi gradual do të ishte më premtues sesa fillimi i procesit për anëtarësim të plotë, “i cili për momentin duket vërtet i pamundshëm, pasi nuk ka oreks nga ana e Komisionit Evropian për ta mbështetur atë”.

Tregu i Përbashkët, sipas tij, mund të jetë interesant për Kosovën, por për të pasur ndonjë përparim, “BE-ja duhet të bëhet serioze”.

Vogel thekson se integrimi gradual nuk do të kërkonte patjetër njohjen e Kosovës nga të gjitha vendet anëtare.

“KE do të duhej t’u shpjegonte shteteve anëtare në një mënyrë të qartë dhe të fuqishme ligjërisht pse Kosova, edhe pse nuk njihet [nga Spanja, Greqia, Qiproja, Sllovakia dhe Rumania], mund të marrë pjesë në aspekte të tregut të brendshëm të BE-së”, shton ai.

Vogel nënvizon se Kosova “ka miq në BE, por nuk ka miq që janë të gatshëm të shpenzojnë kapital politik për të çuar përpara kërkesën e saj për anëtarësim”.

Si do të përfitonte Kosova?
Përveçse do të siguronte qasje në një treg të madh evropian, ekonomia e Kosovës do të përfitonte edhe nga lehtësime procedurale dhe të komunikimit me autoritete të ndryshme të bllokut, thotë ekspertja kosovare e tregtisë, Sytrime Dervisholli, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë.

Ajo thekson se, derisa ekonomia kosovare do të mundë të ndiente ndikim negativ fillimisht, për shkak se është industri e vogël prodhuese, “në plan afatgjatë, unë e shoh që do të jetë diçka pozitive për ekonominë e Kosovës dhe mbi të gjitha për konsumatorët tanë”.

Ka disa sektorë të cilët do të përfitonin drejtpërdrejt, sipas Dervishollit, si sektori i mobilierisë, i ndërtimeve të parafabrikuara, i pijeve, i shërbimeve apo i teknologjisë së informacionit.

Ekonomia e vogël e Kosovës është e orientuar kryesisht nga konsumi, importet dhe remitancat e diasporës.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, aktiviteti ekonomik në Kosovë është ngadalësuar, ndërsa inflacioni është rritur gjatë vitit të fundit. Inflacioni i përgjithshëm arriti në 5.75 për qind në janar 2026, i nxitur kryesisht nga rritja e çmimeve të ushqimeve.

Rritja reale e Prodhimit të Brendshëm Bruto u ngadalësua në 3.6 për qind në vitin 2025, nga 4.6 për qind në vitin 2024./ REL

Etiketa: aktualitet
Pas

Rritet prodhimi i energjisë, rekord nga HEC-et publike, privatë dhe burimet e tjera

Para

Paqja Fiskale/ Bashkia e Tiranës publikon vendimin për kushtet dhe periudhat e faljes së detyrimeve të papaguara

Para
Paqja Fiskale/ Bashkia e Tiranës publikon vendimin për kushtet dhe periudhat e faljes së detyrimeve të papaguara

Paqja Fiskale/ Bashkia e Tiranës publikon vendimin për kushtet dhe periudhat e faljes së detyrimeve të papaguara

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Emigrimi pakëson numrin e nxënësve në shkolla, dalin të dhënat zyrtare

Emigrimi pakëson numrin e nxënësve në shkolla, dalin të dhënat zyrtare

nga Fast News
13:15 | 22/05/2026
0

Paqja Fiskale/ Bashkia e Tiranës publikon vendimin për kushtet dhe periudhat e faljes së detyrimeve të papaguara

Paqja Fiskale/ Bashkia e Tiranës publikon vendimin për kushtet dhe periudhat e faljes së detyrimeve të papaguara

nga Fast News
12:39 | 22/05/2026
0

Ç’është Tregu i Përbashkët Evropian dhe a mund t’i bashkohet Kosova?

Ç’është Tregu i Përbashkët Evropian dhe a mund t’i bashkohet Kosova?

nga Fast News
12:23 | 22/05/2026
0

Rritet prodhimi i energjisë, rekord nga HEC-et publike, privatë dhe burimet e tjera

Rritet prodhimi i energjisë, rekord nga HEC-et publike, privatë dhe burimet e tjera

nga Fast News
10:05 | 22/05/2026
0

Recent News

Emigrimi pakëson numrin e nxënësve në shkolla, dalin të dhënat zyrtare

Emigrimi pakëson numrin e nxënësve në shkolla, dalin të dhënat zyrtare

13:15 | 22/05/2026
Paqja Fiskale/ Bashkia e Tiranës publikon vendimin për kushtet dhe periudhat e faljes së detyrimeve të papaguara

Paqja Fiskale/ Bashkia e Tiranës publikon vendimin për kushtet dhe periudhat e faljes së detyrimeve të papaguara

12:39 | 22/05/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora