Të rinjtë shqiptarë preferojnë biznesin. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se gjatë vitit akademik 2024-2025, u diplomuan në arsimin e lartë 28.939 studentë, duke shënuar një rritje prej 2.6 % krahasuar me një vit më parë. Sipas statistikave të detajuara, 50.6 % e studentëve janë diplomuar në programin Bachelor; 43.4 % e studentëve janë diplomuar në programin Master; 65.3 % e të diplomuarve në arsimin e lartë janë femra; 66.6 % e studentëve janë diplomuar në institucione publike të arsimit të lartë.
INSTAT evidenton se në fushën e studimit “Biznes, administrim dhe ligj” janë diplomuar rreth një e katërta e të gjithë studentëve (23.3 %), ndjekur nga fusha e dytë më e preferuar “Shëndet dhe mirëqenie” me 22.4 % dhe “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” me 14 %.

Arsimi Parauniversitar
Gjatë vitit 2024-2025, në arsimin parauniversitar u diplomuan 53.701 nxënës, duke shënuar një rënie prej 1.5 %, krahasuar me vitin e kaluar shkollor.
27.682 nxënës u diplomuan në arsimin 9-vjeçar:
- 1 % më pak të diplomuar, krahasuar me vitin shkollor 2023-24;
- 9 % e të diplomuarve janë vajza;
- 3 % janë diplomuar në institucionet arsimore publike.
25.925 nxënës u diplomuan në arsimin e mesëm të lartë:
- 0 % më pak të diplomuar, krahasuar me vitin shkollor 2023-24;
- 3 % e të diplomuarve në arsimin e mesëm të lartë janë vajza;
- 3 % janë diplomuar në arsimin profesional;
- 7 % e të diplomuarve në arsimin profesional janë vajza;
- 9 % janë diplomuar në institucionet arsimore publike.
94 nxënës u diplomuan në arsimin pas të mesëm jo të lartë:
- 9 % femra dhe 68.1 % meshkuj.









