Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Rregulla të reja për mjekët, artistët dhe profesionet e tjera – Udhëzimi/ Të ardhurat nga kontratat me një subjekt tatohen nga 13-23%

nga Fast News
36 minutes më parë
në Ekonomi
0
Rregulla të reja për mjekët, artistët dhe profesionet e tjera – Udhëzimi/ Të ardhurat nga kontratat me një subjekt tatohen nga 13-23%
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Individët e vetëpunësuar, që kanë më pak se tre klientë apo mbi 80 % të të ardhurave i realizojnë nga një klient i vetëm, duhet të plotësojnë “Deklaratën e Statusit të Vetëpunësuarit” deri më 31 mars 2026, e cila shërben si mjet vlerësimi nga administrata tatimore,  për të përcaktuar nëse individi i vetëpunësuar nuk ndodhet në kushtet e shmangies tatimore. Konkretisht behet fjalë për profesione të ndryshme, nga artistët, tek mjekët, laborantët, kuzhinierët, hidraulikët, elektricistët, etj të cilët punojnë me NIPT si Person Fizik,  dhe që sipas ligjit, trajtohen me normë tatimore zero mbi të ardhurat, por që të ardhurat e tyre nga biznesi mund të konsiderohen si të ardhura punësimi dhe duhet të paguajnë tatim nga 13-23 për qind në varësi të të ardhurave që marrin.

Ministria e Financave ka nxjerrë një udhëzim përkatës, i cili detajon me shembuj se kush duhet të paguajë tatimin mbi të ardhurat.

Konkretisht, një mjek i vetëpunësuar, i cili ka një kontratë shërbimi me një spital dhe përfiton të ardhura mujore prej 2 mijë eurosh, sipas faturimit që kryen kundrejt spitalit. Gjatë ushtrimit të detyrës ai përdor pajisjet e spitalit (aparatura, sallat, zyrat, materialet mjekësore) pa investuar vetë. Pacientët që mjekon i siguron spitali, nuk i sjell ai vetë. Ai e ushtron detyrën në orarin e përcaktuar nga spitali. Spitali mbikëqyr punën e tij dhe vendos rregullat që ai duhet të ndjekë gjatë ushtrimit të detyrës sipas rregulloreve të spitalit. Pra, pavarësisht se doktori sillet si një vetëpunësuar, në fakt sjellja e tij është e njëjtë me atë të një të punësuari pasi ai është i varur nga spitali për punën dhe mjetet, ai nuk mbart risk financiar, prandaj për qëllime tatimore ai do të trajtohet si punonjës i spitalit.

Një shembull tjetër është në rastin e kuzhinierëve. Një kuzhinier i cili ushtron profesionin si i vetëpunësuar në  një restorant të caktuar dhe nuk mund ta delegojë apo zëvendësojë me dikë tjetër veten e tij. Restoranti ku ai punon, ka investuar mbi të gjitha pajisjet e kuzhinës dhe furnizon të gjitha materialet që i duhen kuzhinierit  për të kryer punën e tij. Gjithashtu, restoranti ka përcaktuar dhe orarin dhe ditët e punës të kuzhinierit dhe ai paguhet me pagë fikse mujore 2500 euro në muaj  pavarësisht qarkullimit që kryhet në restorant, sipas kontratës që ka me restorantin. Në këtë rast është një punonjës i restorantit, pavarësisht sjelljes së tij si i vetëpunësuar, për arsye se sjellja e tij është e njëjtë me atë të një punonjësi, ai nuk mbart risk dhe puna e tij kontrollohet tërësisht nga restoranti.

E njëjta gjë ndodh edhe më një hidraulik, që edhe pse mund të përdorë mjetet e veta të punës, faturon kompaninë për çdo shërbim të tij, është kompania ajo që i siguron atij punën, kontrollon cilësinë e saj,  me të gjitha materialet e nevojshme dhe është e vetmja kompani me të cilën operon.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Ky rregull prek edhe profesionet e tjera si artistët, financiarë, elektricistë, etj, që punojnë në të njëjtën formë të cilët duhet të plotësojnë deklaratën për të  vetëdeklaruar se të ardhurat e tyre nuk janë nga punësimi dhe më pas bëhet vlerësimi nga administrata tatimore./Tv Scan

Etiketa: aktualitet
Pas

Del raporti për sigurinë kibernetike, ja ku renditet Shqipëria në botë

Para

Prodhimi vendas si garancia e vetme në një ekonomi të pasigurt

Para
Prodhimi vendas si garancia e vetme në një ekonomi të pasigurt

Prodhimi vendas si garancia e vetme në një ekonomi të pasigurt

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

“Jini të uritur për të mësuar, por edhe të çmendur për t’u argëtuar”

“Jini të uritur për të mësuar, por edhe të çmendur për t’u argëtuar”

nga Fast News
12:00 | 19/03/2026
0

Pasuritë e paluajtshme bëhen biznesi më i mirë në Shqipëri, shitjet rriten me 36%

Pasuritë e paluajtshme bëhen biznesi më i mirë në Shqipëri, shitjet rriten me 36%

nga Fast News
11:44 | 19/03/2026
0

INSTAT: Rriten shitjet me pakicë, ja produktet që po konsumohen më shumë

INSTAT: Rriten shitjet me pakicë, ja produktet që po konsumohen më shumë

nga Fast News
11:35 | 19/03/2026
0

Prodhimi vendas si garancia e vetme në një ekonomi të pasigurt

Prodhimi vendas si garancia e vetme në një ekonomi të pasigurt

nga Fast News
11:27 | 19/03/2026
0

Recent News

“Jini të uritur për të mësuar, por edhe të çmendur për t’u argëtuar”

“Jini të uritur për të mësuar, por edhe të çmendur për t’u argëtuar”

12:00 | 19/03/2026
Pasuritë e paluajtshme bëhen biznesi më i mirë në Shqipëri, shitjet rriten me 36%

Pasuritë e paluajtshme bëhen biznesi më i mirë në Shqipëri, shitjet rriten me 36%

11:44 | 19/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora