Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

“Nuk kam pasur kurrë lidhje me korrupsionin!” Belinda Balluku i dorëzon stafetën Enea Karakaçit në krye të MIE

nga Fast News
3 minutes më parë
në Ekonomi
0
“Nuk kam pasur kurrë lidhje me korrupsionin!” Belinda Balluku i dorëzon stafetën Enea Karakaçit në krye të MIE
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas shtatë vitesh në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ja ka dorëzuar stafetën pasardhësit të saj Enea Karakaçi.

“Enea nuk është as shoku im, as e kam sjellë unë. Por e kam gjetur këtu”. “S’kam pasur kurrë lidhje me korrupsionin dhe nuk e kam penguar e as do e pengoj drejtësinë”, theksoi Belinda Balluku në fjalën e largimit nga kabineti qeveritar katër muaj pas ngritjes së akuzave nga Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion.

“Nëse do t’u ktheheni deklaratave të mia për drejtësinë, nuk do gjeni kurrë asnjë deklaratë që të kundërshtojë tjetrën. Por unë besoj se drejtësia duhet të jetë e lirë dhe e pavarur. Unë besoj se drejtësia e re, si produkt i reformës në drejtësi, si produkt i vizionit të Ramës dhe PS, si produkt i një Shqipërie Europiane duhet të vazhdojë të jetë frymëzimi i këtij vendi”, u shpreh Balluku.

“Unë jam rritur me gjyqe publike”, u ankua Belinda Balluku teksa u përpoq të përgënjeshtronte ato që i cilësoi si “gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra” në adresë të saj.

“S’kam as 300 as 30 dhe as 3 apartamente, as një e as dy jahte, as limuzina, as helikopterë dhe avionë, por të gjitha këto janë pjesë e një gjyqi publik që fatkeqësisht bëhet me lehtësinë më të madhe në këtë vend. Por për të thënë të drejtën unë jam rritur me gjyqe publike”, theksoi Balluku.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Pavarësisht se firmosi shkarkimin e saj, Belinda Balluku nuk i kurseu falënderimet dhe mirënjohjen për kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar atë si “modelin e saj personal të frymëzimit”.

“Jam munduar të ndjek shembullin e tij me ju dhe me të gjithë ata që kanë punuar në këto. Dhe me thënë të drejtën është shkolla më e mirë nga e cila kanë dalë drejtues, njerëz që e duan Shqipërinë dhe sakrifikojnë pa asnjë lloj dyshimi, për të mirën e madhe”, vijoi ish-zv.kryeministrja.

“Unë e di se çfarë duhet bërë” tha në fjalën e tij të shkurtër ministri i ri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi i cili ka qenë pjesë e këtij institucione prej një dekade e gjysmë në pozicione të ndryshme drejtuese.

“Jam shumë i qartë për sa i përket vizionit, qasjes, objektivat dhe për çfarë kërkohet nga kryeministri por edhe nga qytetarët, prej Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Jam i bindur që do t’ia dalim të çojmë përpara sfidat”, deklaroi Enea Karakaçi.

Belinda Balluku u u lirua nga detyra si zv.kryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërkohë që ka një hetim nga SPAK, që i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit të saj si deputete.

Etiketa: aktualitet
Pas

Euro prek minimumin e ri historik, zbret në 95 lekë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

“Nuk kam pasur kurrë lidhje me korrupsionin!” Belinda Balluku i dorëzon stafetën Enea Karakaçit në krye të MIE

“Nuk kam pasur kurrë lidhje me korrupsionin!” Belinda Balluku i dorëzon stafetën Enea Karakaçit në krye të MIE

nga Fast News
17:48 | 06/03/2026
0

Euro prek minimumin e ri historik, zbret në 95 lekë

Euro prek minimumin e ri historik, zbret në 95 lekë

nga Fast News
17:44 | 06/03/2026
0

Nis monitorimi i çmimit të karburantit në Kosovë

Nis monitorimi i çmimit të karburantit në Kosovë

nga Fast News
11:00 | 06/03/2026
0

10 punët me pagat më të larta

10 punët me pagat më të larta

nga Fast News
10:30 | 06/03/2026
0

Recent News

“Nuk kam pasur kurrë lidhje me korrupsionin!” Belinda Balluku i dorëzon stafetën Enea Karakaçit në krye të MIE

“Nuk kam pasur kurrë lidhje me korrupsionin!” Belinda Balluku i dorëzon stafetën Enea Karakaçit në krye të MIE

17:48 | 06/03/2026
Euro prek minimumin e ri historik, zbret në 95 lekë

Euro prek minimumin e ri historik, zbret në 95 lekë

17:44 | 06/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora